Truri është një nga organet më të rëndësishme të trupit. Siç e dimë të gjithë, mënyrat tona të jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si t’i shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.
Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.
Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonat celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër.
Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë trurin. Një studim i kryer nga Programi i Neuroshkencës në Universitetin Vanderbilt ka gjetur se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime yndyrore kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru.
Pirja e duhanit: Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronikë përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.