Kujdes ndaj produkteve të bëra vetë, të cilët zbardhin dhëmbët. Një ekip nga “Ohio State University” (SHBA) ka analizuar pesë lloje të ndryshme zbardhuesish që shiteshin në farmacitë amerikane, duke verifikuar me mjete shumë të sofistikuara, se çfarë efekti kishin në smaltin e dhëmbëve.
Rezultati? Sipas “Journal of Dentistry”, të gjithë këto produkte kanë holluar me 1,2-2 nanometra smaltin e dhëmbëve. Duket si një vlerë e parëndësishme, por përgjatë kohës ajo mund të ndikojë negativisht në rezistencën e smaltit. Ndaj, nëse doni të keni dhëmbë të bardhë, është më mirë që të shkoni te dentisti.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.