Ja disa këshilla që parandalojnë depresionin e fundvitit:
1. Përpiquni të jeni të qetë e të gjeni kohë për t’u çlodhur: Angazhohuni aq sa mundeni në kohë dhe në shpenzime. Pamundësia nuk është arsye për t’u ndier të frustruar dhe të mos gëzoni në ditë festash.
2. Qëndroni pranë njerëzve që doni: Organizoni mbrëmje dhe argëtohuni mes miqsh e familjarësh që i konsideroni të rëndësishëm dhe që priren të jenë pozitivë e të hareshëm.
3. Mos qëndroni vetëm: Edhe kur nuk mundeni të gjendeni pranë familjes suaj, përpiquni të organizoni diçka mes miqsh.
4. Bëni dhurata: Nëse u falni kënaqësi duke u dhuruar të tjerëve diçka simbolike është e udhës që dhe ju të merrni diçka në këmbim. Dhuratat janë një ndërveprim mes nesh, që na bëjnë të jemi më pranë njerëzve dhe të mos ndihemi të vetmuar.
5. Krijoni zakone të reja: Ata njerëz, të cilët në një vit të caktuar ndihen të trishtuar pasi e kanë të vështirë t’i presin festat për aryse të ndryshme… kanë nevojë të ndryshojnë diçka. Përpiquni të shkoni diku larg, në një vend tjetër për të festuar. Ndoshta me miq. Mos ndiqni të njëjtat rituale, pasi ato ju bëjnë më të ndjeshëm dhe ju sjellin në kujtesë të kaluarën.
6. Mos shpenzoni tepër: Krijoni një buxhet për Vitin e Ri, duke e mbajtur nën kontroll mundësinë tuaj ekonomike.
7. Mësoni të delegoni: Të përpiqeni të bëni çdo gjë vetë, kur në të njëjtën kohë duhet të merreni edhe me punët profesionale, punët e shtëpisë, fëmijët, etj., mund të jenë burim i menjëhershëm i stresit, i cili më pas sjell shenja të depresionit.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.