Zbokthi mund të jetë pasojë e lëkurës së thatë të kokës ose në një gjendje e lëkurës e quajtur ‘dermatiti seborrhoeic’.
Ai gjithashtu mund të shkaktohet nga ekzema, ose përhapja e pakontrolluar e mykut të quajtur malassezia.
Ja se si të trajtoni zbokthin në kushte shtëpie:
Aspirinë
Aspirina përmban (acid salicilik) si në shumë shampo anti-zbokth. I bëni pluhur dy aspirina dhe i shtoni në shampon që përdorni çdo herë që lani flokët. Lëreni në flokët tuaj 1-2 minuta.
Vaj i pemës së çajit
Një studim tregoi se shampot me vetëm 5% të vajit nga pema e çajit kontribuojnë në mënyrë efektive në trajtimin e zbokthit. Ju gjithashtu mund të shtoni disa pika vaj në shampon që përdorni zakonisht.
Sodë buke
Hidhni një sasi të vogël të sode buke në shampo. Në fillim mund të ashpërsohet, por pas disa ditësh do të fillojnë të prodhohen vajra natyralë , duke i bërë flokët të butë dhe pa zbokth.
Uthull molle
Uthulla e mollës ndryshon pH e kokës suaj. Përzieni gjysmën e një filxhani me uthull molle me ujë dhe hidheni në flokë, Mbështillni flokët me një peshqir dhe lëreni për 15 minuta.. Pastaj lani flokët si zakonisht. Ndiqni këtë recetë dy herë në javë.
Vaj kokosit
Vaj kokosit është një recetë e provuar dhe efektive për trajtimin e zbokthit dhe ka një erë të këndshme.
Masazhoni kokën me 3-5 lugë vaj kokosi. Lëreni të veprojë për rreth një orë dhe pastaj i lani flokët normalisht.
Aloe
Aloe ka aftësinë për të ndaluar kruajtjen. Bëni masazh lëkurës me gjelin e Aloes dhe pastaj i lani normalisht.
hudhër
Vetitë antimikrobike të hudhave ndihmojnë në eliminimin e baktereve që shkaktojnë zbokthin. Nëse nuk e duroni dot erën e hudhrës përzijeni me mjaltë.
Vaj ulliri
Vaj ulliri është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër zbokthit. Masazhoni kokën me vaj ulliri dhe mbështillni flokët me peshqir. Lërëni të veprojë tërë natën dhe lajini flokët në mëngjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.