Sipas dy shkencëtarëve të shquar, truri i njeriut është një “kompjuter biologjik” dhe vetëdija e njerëzve është një program i menaxhuar nga kompjuteri kuantik i vendosur brenda trurit që vazhdon të ekzistojë edhe pas vdekjes.
Sipas ekspertëve: “Pasi njerëzit vdesin, shpirti i tyre kthehet në univers dhe nuk vdes“.
Debati rreth ekzistencës së shpirtit, pavarësisht nëse është i pavdekshëm ose vdes me personin, është një histori e cila për shekuj me radhë ka zënë hapësirën e mendimtarëve të mëdhenj të historisë universale. Natyra e saj misterioze vazhdon të magjepsë fusha të ndryshme të shkencës, por tani një grup hulumtuesish ka zbuluar një të vërtetë të re rreth saj: “shpirti” nuk vdes, por kthehet në univers “.
Që nga viti 1996, Dr. Stuart Hameroff, një fizikan amerikan dhe emeritus i Departamentit të Anesteziologjisë dhe Psikologjisë, dhe Roger Penrose, një fizikan në Universitetin e Oksfordit, kanë punuar një teori kuantike të vetëdijes në të cilën ata deklarojnë se shpirti është i përmbajtur në mikrotubulat e qelizave të trurit.
Teoria e tyre interesante thotë se zemra e njeriut gjendet në qelizat e trurit në strukturat brenda tyre të quajtura mikrotubula.
Të dy studiuesit besojnë se truri i njeriut është një kompjuter biologjik dhe vetëdija e njerëzve është një program i menaxhuar nga kompjuteri kuantik i vendosur brenda trurit që vazhdon të ekzistojë edhe pas vdekjes.
Për më tepër, të dy shkencëtarët argumentojnë se ajo që njeriu e percepton si “vetëdije” është, në fakt, rezultat i efekteve të gravitetit kuantik të vendosur në të ashtuquajturat mikrotubula.
Teoria tregon se kur njerëzit hyjnë në një fazë të njohur si “vdekja klinike”, mikrotubulat e vendosura në tru humbasin gjendjen e tyre kuantike, por mbajnë informacionin që gjendet brenda tyre.
Dr. Hameroff tha: “Le të themi se zemra ndalon rrahjen, gjaku nuk po rrjedh; mikro-tubulat humbasin gjendjen e tyre kuantike. Informacioni kuantik brenda mikrotubulave nuk shkatërrohet, nuk mund të vritet dhe në përgjithësi shpërndahet në univers. Nëse pacienti ringjallet, ky informacion kuantik mund të kthehet në mikrotubulë dhe pacienti do të thotë: “Kam qenë pranë vdekjes “.
Nëse ata nuk ringjallen dhe pacienti vdes, është e mundur që kjo informatë kuantike të mundet të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta, si një shpirt”.
Sipas kësaj teorie, shpirtrat njerëzorë janë më shumë se vetëm “ndërveprime” të neuroneve në trurin tonë dhe mund të jenë të pranishme që nga fillimi i kohës.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.attivotv.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.