Të gjithë kemi përjetuar dhe do të përjetojmë momente jo të mira gjatë jetës sonë. Por si duhet të veprojmë t’i largojmë apo jo kujtimet e këqija. Ne shpesh përpiqemi t’i injorojmë në mënyrë që të lëndohemi sa më pak. Por studiuesit thonë se ndoshta duhet të bëjmë të kundërtën.
Dhe ndoshta procesi i të harruarit kërkon më shumë përpjekje mendore sesa ta kujtosh atë. Një studim i ri i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Teksasit në SHBA, sugjerojë se për të harruar diçka, ju duhet të përqendroheni pikërisht tek ajo që doni të fshini nga memoria juaj.
Dekada hulumtimesh kanë treguar, që ne njerëzit kemi aftësinë për të harruar diçka në mënyrë të vullnetshme, por se si truri ynë e bën këtë, kjo mbetet ende pa zbuluar.
Në studimin e ri, hulumtuesit monitoruan një pjesë të ndryshme të trurit, të quajtur korteksi temporal ventral, i cili na ndihmon të përpunojmë dhe kategorizojmë stimujt vizualë. Në një eksperiment me 24 të rritur të rinj, pjesëmarrësve u treguan fotografi të skenave dhe fytyrave të njerëzve, dhe u udhëzuan që ata të mbanin mend, ose harronin secilin prej imazheve.
Gjatë eksperimentit, aktiviteti i trurit të secilit prej pjesëmarrësve, monitorohej nga imazhet funksionale të rezonancës magnetike Kur studiuesit shqyrtuan aktivitetin në korteksin ventral temporal, ata zbuluan se akti i harresës, përdor më shumë fuqi të trurit.
Natyrisht, harresa e imazheve të veçanta, e kërkuar në një eksperiment në një laborator, është shumë e ndryshme nga distancimi nga kujtimet e dhimbshme ose traumatike të ngjarjeve të përjetuara në botën reale. Por mekanizmat që vihen në punë mund të jenë të njëjta, thonë studiuesit, dhe zbulimi se si t’i aktivizoni ato, mund të jetë një përfitim i madh për njerëzit në mbarë botën, që kanë nevojë t’i harrojnë gjërat negative me të cilat duhet të përballen.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.