Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të përpunuar ADN-në për rregullimin “e geneve të thyera” në tru. Kjo gjë kuron paraprakisht sëmundjet vdekjeprurëse dhe gjithashtu rrit jetëgjatësinë.
Zbulimi i madh i përshkruar si “grali i shenjtë” i genetikës është përdorur për rikthimin e shikimit te minjtë. Më parë shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje që të ndryshojnë ADN-në në sy, tru, zemër dhe indet e mëlçisë.
Por, teknika e re i lejon ata që të bëjnë një gjë të tillë për herë të parë, zbulim që mund të çojë në trajtimet të reja për shumë sëmundje që lidhen me procesin e plakjes. “Jemi shumë të kënaqur për teknikën e zbuluar pasi më parë nuk mund ta bënim një gjë të tillë” tha profesori, Juan Carlos Izpisua Belmonte, që është një prej udhëheqësve të kërkimit shkencor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.