Në fokus

February 10, 2020 | 8:48

Zbulimi i rëndësishëm për kancerin / Shenjat e tumorit shfaqen shumë kohë para diagnostikimit të sëmundjes

Shenjat e kancerit ndonjëherë mund të shfaqen dekada përpara se të diagnostikohet sëmundja, kanë zbuluar shkencëtarët. Studiuesit zbuluan se mutacionet gjenetike që ushqejnë rritjen e tumoreve shpesh ndodhin shumë vite para se të zbulohet kanceri.

Një në pesë mutacione mund të konsiderohen si ngjarje e hershme në zhvillimin e një tumori, që do të thotë se ato mund të ndodhin që në fëmijëri. Kjo sugjeron që fëmijët një ditë mund të kontrollohen për mutacione gjenetike për të parandaluar sëmundjen e tyre.

Studimi pa 47milionë ndryshime gjenetike në më shumë se 2.500 tumore njerëzore dhe në 38 lloje kanceri. Ekipi ndërkombëtar i studiuesve tha se ishte ‘e jashtëzakonshme’ që disa ndryshime kanë ndodhur shumë vite përpara diagnozës, madje edhe në inde që dukeshin normale.

Dr. Peter Van Loo, nga Instituti Francis Crick në Londër dhe një nga studiuesit e përfshirë në projektin Pan-Cancer, tha: ‘Ne kemi hartuar afatet e para të mutacioneve gjenetike në spektrin e llojeve të kancerit. Për më shumë se 30 kancere, ne e dimë se çfarë ndryshimesh specifike gjenetike ka të ngjarë të ndodhin dhe se kur mund të ndodhin’.

“Zhbllokimi i këtyre modeleve do të thotë se tani duhet të jetë e mundur të zhvillohen teste të reja diagnostikuese që marrin shumë më herët shenja të kancerit. Aktualisht është fiction shkencor por mund të parashikohet që një ditë të zbulohet kanceri te fëmijët dhe t’i trajtojë ata duke vrarë qelizat problematike. Kanceri ndodh kur gabimet, ose mutacionet, futen në qelizat e shëndetshme, rriten dhe ndahen. Ndërsa shumica nuk i ndryshojnë dukshëm qelizat tona, disa janë të dëmshëm dhe shoqërohen me rritjen e tumoreve”, shtoi më tej ai.

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top