Peter Ratcliffe nga Universiteti i Oksfordit, Francis Crick dhe Gregg Semenza nga Universiteti Johns Hopkins, kanë fituar çmimin Nobel për mjekësi, me hulumtimin e tyre shkencor mbi atë, se si qelizat e pranojnë dhe adaptohen me ndryshimin e sasisë së oksigjenit në organizëm.
“Rëndësia e oksigjenit për funksionimin e qelizave është ditur kohë më parë, mirëpo mekanizmi se si qelizat adaptohen me ndryshimin e nivelit të oksigjenit nuk është ditur deri tani”, janë shprehur shkencëtarët, duke shpjeguar rëndësinë e këtij zbulimi.
Përdorimi i oksigjenit nga qelizat është një proces që fillon që nga periudha e embrionit. Ky zbulim ka ardhur kur shkencëtarët kanë vërejtur se krahas uljes së nivelit të oksigjenit në organizëm rritej një hormon i quajtur- eritroproteinë. Kjo rritje ishte për shkak se disa proteina specifike e ndryshonin aktivitetin e ADN-së në rastet, kur niveli i oksigjenit binte.
Zbulimi i këtyre tre shkencëtarëve do të çojë në gjetjen e trajtimeve të reja për aneminë dhe disa lloje kanceri.
Burimi / Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.