Teste

October 12, 2015 | 17:22

Zbulo koeficientin e drojës tënde

1.Teksa flisni në një grup njerëzish disa prej të cilëve janë të panjohur,bëni një gafë… Mendoni:

A: I ndodh kujtdo.. do ta zhdramatizoj me një batutë.

B: Herën tjetër do të jem më i kujdesshëm.

C: Çfarë figure… jam kot fare.

 

2.Jeni në një festë dhe vini re, teksa jeni duke ngrënë, se dikush iu sheh.

A: Vazhdoni të hani qetësisht, është normale që dikush të shohë lart e poshtë.

B: Do ta keni bezdisur, por vazhdoni të hani.

C: Viheni në siklet dhe ndalni së ngrëni.

 

3.Kur bisedoni me të tjerët:

A: E shprehni pa problem mendimin tuaj.

B: Me hezitim dhe i pasigurt e thoni çfarë mendoni.

C: Kufizoheni duke dëgjuar. Trembeni ta shprehni mendimin.

 

4.Kur iu bëjnë një kompliment…

A: Ndiheni i përkëdhelur.

B: Iu bëhet qejfi, edhe pse komplimenti iu duket pak i zmadhuar.

C: Viheni në siklet dhe ndonjëherë skuqeni.

 

5.Në restorant iu shërbejnë një pjatë të gatuar keq:

A: Ia bëni menjëherë të ditur kamerierit dhe i kërkoni tua zëvendësojë pjatën.

B: Ia thoni atyre që keni në tavolinë dhe porosisni diçka tjetër.

C: Vazhdoni ta hani pa i thënë askujt, pastaj ndoshta e lini pak më vonë…

 

6.Kur flisni me dikë që iu sheh në sy:

A: S’keni vështirësi ta kryqëzoni shikimin.

B: Ndiheni disi në siklet dhe herë pas here largoni shikimin.

C: Jeni në siklet dhe ulni sytë poshtë.

 

7.Pasi keni blerë një veshje në dyqan vini re se ka një defekt të vogël:

A: Ktheheni menjëherë në dyqan dhe kërkoni tua ndërrojnë.

B: E keni bezdi të ktheheni por i jepni kurajë vetes e shkoni.

C: E mbani atë që keni blerë dhe herën tjetër do të jeni më i kujdesshëm.

 

8.Gjykimi i të tjerëve…

A: Nuk iu intereson.

B: Ka një farë vlere, por përpiqeni me vështirësi të mos i jepni edhe aq rëndësi.

C: Eshtë shumë i rëndësishëm, kushtëzon sjelljet dhe zgjedhjet tuaja.

 

9.Ftoheni të flisni në një takim.

A: E bëni pa asnjë problem.

B: Pranoni të shkoni edhe pse jeni shumë nervoz dhe i shqetësuar.

C: Trembeni shumë dhe kërkoni arsyem për të mos shkuar.

 

10.Iu pëlqen shumë dikush dhe doni t’i lini një takim intim.

A: Nuk mendoni gjatë dhe e ftoni.

B: Ndiheni në siklet, por pasi hezitoni gjatë e ftoni.

C: E lini magjepsjen të kalojë. Nuk arrini ta merrni nismën.

 

11.Hyni në një dhomë ose vend ku ka njerëz të tjerë.

A: E bëni pa problem.

B: Iu duhet të bëni një sforco.

C: Ndiheni në qendër të shikimeve,situata iu provokon një siklet të madh.

 

12.Skuqeni…

A: Kurrë ose pothuaj kurrë.

B: Ndonjëherë.

C: Shpeshherë.

 

13.Me cilin nga pohimet e mëposhtme jeni më së shumti dakord?

A: Është e paarsyeshme të mendosh t`u pëlqesh të gjithëve.

B: Veshja nuk e bën mbretin, ama…është e rëndësishme të bësh gjithnjë

C: Një përshtypje të mirë te të tjerët

 

Untitled

 

Më shumë pikë C

Të ndrojtur dhe shpesh në siklet

Sikleti iu shoqëron në shumë momente të jetës suaj. Jeni shpesh të shqetësuar se mos nuk shfaqeni në lartësinë e të tjerëve dhe mos silleni në mënyrë të papërshtatshme. Mendoni se mos të tjerët shohin kritikojnë. Droja iu bën të hiqni dorë dhe të mos guxoni në jetën tuaj profesionale apo afektive. Jeni kërkues ndaj vetes dhe tentoni objektiva shumë ambiciozë që i arrini ngadalë dhe me lodhje, pikërisht për shkak të besimit dhe vlerësimit të ulët për veten.

Këshilla: Për të fituar siguri përpiquni të mos jeni shumë të ashpër me veten dhe vërini vetes objektiva të arritshëm. Gradualisht provoni të hyni në akord me emocionet që iu ndajnë me të tjerët. Kërkoni tek të tjerët një mbështetje për drojën tuaj. Por nëse marrëdhëniet me të tjerët vazhdojnë të jenë për ju një problem kërkoni ndihmën e një psikologu ose psikoterapeuti.

Më shumë pikë B

Të ndjeshëm ndaj gjykimit të të tjerëve

Një nga qëllimet tuaja? Të bëni përshtypje të mirë. Edhe nëse përpiqeni të mos paralizoheni nga droja juaj bllokoheni ndonjëherë pasi mendoni se nuk jeni të pajisur me aftësitë e duhura. Ka të ngjarë që droja juaj të manifestohet vetëm në disa situata. Përshembull: kur flisni ose hani në prani të të tjerëve, kur raportoni përballë seksit tjetër ose shefave. Përndryshe jeni të aftë të menaxhoni sikletin tuaj.

Këshillë: Shmangni përqendrimin e vëmendjes te ideja se si shfaqeni në sytë e të tjerëve. Përqendrohuni tek ajo që jeni duke thënë dhe bërë në momentin e veprimit. Edhe nëse keni një mossukses, për shembull në një përvojë të re pune, faleni veten: të gjithë gabojnë dhe mund t`u ndodhë edhe ju…

Më shumë pikë A

Të hapur dhe të sigurt në vetvete

Si të gjithëve edhe mund t`u ndodhë që ndonjëherë të ndiheni në siklet. Por përgjithësisht keni sukses në të gjitha llojet e marrëdhënieve. Pranoni me lehtësi vlerësimet dhe komplimentet dhe i ktheni po me të njëjtën lehtësi. Me njerëzit ndiheni Brenda lëkurës suaj; të hyni në kontakt me ta nuk iu shkakton asnjë lloj paragjykimi. Dhe përballë rasteve që jeta iu ofron nuk tërhiqeni kurrë prapa duke kërkuar të përfitoni dobitë maksimale.

Këshillë: Përpiquni ta transmetoni sigurinë tuaj edhe tek ata që keni rrotull dhe që janë të ndrojtur ose me të brishtë se ju. Kuptojeni vështirësinë e tyre dhe ndihmojini të hyjnë në marrëdhënie dhe të fitojnë ca nga ca mbi frikërta e tyre. Mund t`u thoni për shembull; “E bëra unë, mund t’ia dilni edhe ju”. Për ju është një rast i mirë të përballeni dhe dëgjoni njerëz të pajisur me aftësinë për të analizuar thellë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top