Mirëqenie

December 8, 2018 | 9:42

Zbulohet çelësi për kurimin e tumoreve

Terapia nëpërmjet sistemit imunitar për të luftuar tumoret. Brenda 30 vitesh kjo do të jetë arma që do përdoret për t’i bllokuar apo edhe eliminuar sëmundjet e rënda.

Këtë ka pohuar në Stokholm, Tasuku Honjo, së bashku me mjekun tjetër James Allison ,që fituan çmimin Nobel për mjekësinë në vitin 2018. Ata janë shprehur të sigurt se kjo do të jetë rruga e duhur, duke përdorur pikërisht mbrojtjen e sistemit imunitar kundër qelizave të sëmura, duke mos lejuar rritjen dhe përhapjen e tyre.

Dy mjekët kanë nisur kërkimet e tyre para 20 vitesh duke analizuar qelizat imunitare. Gjatë kësaj kohe kanë ndjekur sjelljen e tyre. Po punohet intensivisht për ta bërë të mundur terapinë e sistemit imunitar pasi është një mundësi shumë premtuese dhe çelësi i betejës kundër kancerit të të gjitha llojeve. Sipas tyre, ende për disa kohë duhet alternuar imunoterapia me radioterapinë dhe kimioterapinë, derisa klinikisht të bëhet i mundur procesi i ri i shërimit nga sëmundjet vdekjeprurëse.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top