Përhapja vdekjeprurëse e kancerit është ulur me tre të katërtat. Ky është rezultati pas eksperimenteve të kryera te kafshët. Tumoret mund të “mbillen” nëpër vende të ndryshme të trupit dhe kjo shkakton 90% të vdekjeve nga kanceri.
Sipas një studimi të realizuar me minjtë nga një ekip në Institutin Sanger në Kembrixh, ndryshimi i sistemit imunitar ka ngadalësuar shpërndarjen e qelizave kancerogjene të lëkurës në mushkëri. Shpërndarja e kancerit, e njohur si metastazë është lufta në mes të trupit dhe mutacionit të përshpejtuar të kancerit.
Studiuesit krijuan 810 grupe të minjve të modifikuar gjenetikisht, në mënyrë që të gjejnë se cilat pjesë të AND-së janë të përfshira në rezistimin e shpërndarjes së kancerit.
Këto studime kanë çuar në zbulimin e 23 fraksioneve të AND-së, apo gjeneve, të cilat kanë lehtësuar apo kanë vështirësuar shpërndarjen e kancerit. Shumica prej tyre janë të përfshira në kontrollimin e sistemit imunitar. Sipas tyre, sulmimi i një gjeni të quajtur Spns2 ka ulur shpërndarjen e tumoreve në mushkëri me 75%.
Ky studim në minj jep një pasqyrë të re për gjenet, që luajnë një rol në përhapjen e kancerit dhe mund të nxjerrë në pah një mënyrë të mundshme për të trajtuar këtë sëmundje vdekjeprurëse në të ardhmen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.