Dëshmi

March 20, 2019 | 19:44

Zbulohet identikiti pas 9 vitesh, Britania nis kërkimet për Bleona Matën

Është një nga ato lajme që duhet duartrokitur, mbështetur dhe dhënë mirënjohje pa fund për misionin që përcjell. Secili nga ne më shumë se kurrë duhet ta mbështetë këtë ngjarje, duke e përhapur dhe bërë të dukshme për të sjellë sa më shpejt informacione për Bleonën, sot adoleshente.

 bleona

Javën që vjen në Britani do të nisin kërkimet për Bleona Matën, e zhdukur prej 9 vitesh, e që tani është 16 vjeçe. Lajmin e ka bërë të ditur Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

Sipas tij: “CRCA Shqipëri, falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me Rrjetin Global të Fëmijëve të Humbur, Qendrën për Fëmijët e Humbur në Shqipëri dhe ALO 116, kemi mundur të prodhojmë identikitin e ri për Bleona Mata-n, që ka humbur thuajse prej 10 vjetësh. Dje dhe sot ky imazh është bërë publik së bashku me kërkesën tonë: Nëse mendoni se e keni parë Bleonën diku, telefononi falas në 116-000. Ndërkohë që javën e ardhshme së bashku me Policinë Britanike, Qendrën Britanike për Personat e Humbur dhe BBC do të shpallim kërkimin për Bleonën në Mbretërinë e Bashkuar. Ne urojme që të kemi të dhëna të reja për Bleonën. Ndërkohë që jemi duke punuar edhe me Kompaninë Globale AMAZON që programi i tyre i mirënjohur i inteligjencës artificiale të kërkojë në ueb çdo foto të mundshme të Bleonës, bazuar tek identikiti i saj i ri! Jemi vërtet të entuziazmuar nga mbështetja globale që kemi marrë për këtë rast!

1-522

Fotoja e shoqëruar tregon se si mund të duket Bleona Mata sot, vajza nga Zapodi i Kukësit, e cila u zhduk pa lënë gjurmë në 22 Maj të vitit 2010, kur ishte 6 vjeç. Bleona humbi duke kullotur bagëtitë, së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Kërkimet për Matën u shtrinë në të gjithë vendin si edhe në vendet kufitare, pa asnjë rezultat. Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit, përgjatë 3 viteve të fundit numri i fëmijëve të humbur në Shqipëri ka arritur në 365, prej tyre 353 të kthyer sërish pranë familjeve dhe 12 prej tyre janë ende në kërkim policor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top