Një ilaç që mund të kurojë artritin dhe diabetin e tipit 2. Sipas ekspertëve shumë pacientë që vuajnë nga artriti i duhet të përballen edhe me diabetin dhe së fundmi ka rezultuar se një ilaç për sëmundjen autoimune reumatizmale është efikas edhe në uljen e nivelit të glicemisë në gjak, duke thjeshtuar kështu terapinë për dy sëmundjet.
Në fazën eksperimentale ka rezultuar se ilaçi ka ulur në 42% të rasteve sasinë e sheqernave jashtë kontrollit, me një efekt dyfish pozitiv, pasi arrin të fikë molekulën interleuchina-1, që ndikon edhe në uljen e simptomave të artritit. Dy sëmundjet, sipas mjekëve kanë disa mekanizma molekularë të përbashkët gjë që mund të shpjegojë edhe efikasitetin e terapisë unike.
Artriti është një patologji kronike autoimune që shpesh shoqërohet edhe me sëmundje të tjera si problem kardiovaskulare, të mushkërive, infeksione, tumore e shqetësime neuropsikiatrike dhe diabeti 2 është një ndër patologjitë e mbivendosura që ndeshet me shpesh, pasi të sëmurët me artrit janë 50% më tepër të ekspozuar të preken nga sëmundja e sheqerit.
Burimi / KlanPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.