Mirëqenie

October 23, 2019 | 9:07

Zbulohet ilaçi që mund të ngadalësojë Alzheimerin

Një kompani e barnave në SHBA, thotë se ka krijuar terapinë e parë që mund të ngadalësojë sëmundjen e Alzheimerit, dhe se tani është e gatshme ta sjellë atë në treg. Aktualisht, nuk ka ilaçe që mund ta bëjnë këtë, ato ekzistuese ndihmojnë vetëm me simptomat.

Biogen thotë se së shpejti do të kërkojë miratimin rregullator në SHBA për ilaçin “marramendës”, të quajtur aducanumab. Proceset e miratimit mund të zgjasin një vit ose dy. Nëse është e suksesshme, kompania synon fillimisht të ofrojë ilaçin për pacientët e regjistruar më parë në studimet klinike të ilaçit.

Njoftimi është disi befasues sepse kompania kishte ndërprerë punën për ilaçin në Mars 2019, pas zhgënjimit të rezultateve të testimit. Por kompania thotë se një analizë e re e një përmbledhje më të madhe të të njëjtave studime tregon se doza më të larta të aducanumab mund të ofrojë një përfitim të rëndësishëm për pacientët me Alzheimer të hershëm.

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top