Në fokus

May 25, 2019 | 8:36

Zbulohet kura që do të mbajë nën kontroll kancerin

Disa shkencëtarë në Britaninë e Madhe kanë thënë se falë një studimi është zbuluar që kanceri mund të arrijë të kurohet brenda një dekade. Ata thonë gjithashtu se një lloj ilaç i ri do të mund të mbajë nën kontroll tumorin dhe të parandalojë që ai të jetë fatal.

Profesor Paul Workman, nga Instituti i Kërkimeve në Londër, tha se puna që ata po kryejnë do të bëj që kanceri të kthehet në një sëmundje që do të “bindet” ndaj këtij ilaçi.

Ky lloj ilaçi do të përdoret për shërimin e kancerit dhe kjo do të thotë se do të trajtohet si një sëmundje afatgjate siç janë HIV dhe astma. Pacientët do të marrin një kombinimin të disa lloj ilaçeve për të parandaluar që sëmundja të sjellë si pasojë vdekjen, thonë shkencëtarët.

Pacientët së bashku me këtë kurë do të vazhdojnë të kryejnë disa seanca radioterapie, kimioterapie dhe ndërhyrje kirurgjikale nëse është e nevojshme dhe qëllimi është që sëmundja të mbahet nën kontroll.

Profesor Workman pret që ky lloj ilaçi të testohet dhe të ofrohet për të gjithë personat që vuajnë nga një sëmundje fatale, brenda një dekade.

 

Burimi / Top Channel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top