Mirëqenie

March 12, 2019 | 9:39

Zbulohet medikamenti i ri që kuron më shpejtë depresionin

Ekspertët amerikanë kanë zbuluar një medikament të ri për trajtimin e depresionit në një kohë shumë të shpejtë. Kura pritet të trajtojë me efikasitet njerëzit me depresion të rëndë që nuk i përgjigjen barnave tradicionale psikiatrike. Medikamenti bazohet tek ketamina dhe është aprovuar nga komuniteti i psikiatrisë.

Ky medikament i quajtur esketamine, do të shitet nën emrin e markës Spravato, dhe ka marrë miratimin për të trajtuar njerëzit me depresion që nuk i përgjigjen barnave tradicionale psikiatrike. Ekspertët janë optimistë që esketamina do të jetë një ilaç “i shpejtë” i kësaj sëmundje kronike, që shkakton një gjendje shpirtërore të çrregulluar, humbjen e energjisë, shtimin e ndjenjës së pikëllimit dhe humbjen e interesimit për të bërë ndonjë aktivitet ditor.

“Për një kohë të gjatë të gjithë antidepresantët tanë standardë kanë qenë gati të njëjtë. Pavarësisht emrave të markave të ndryshme, që reklamonin cilësi të ndryshme, në të vërtetë barnat kanë qenë gati të njëjta në përbërjen e tyre”, tha  Dr. Walter Dunn, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

Ndërsa medikamenti i miratuar së fundmi nga FDA-ja, që është përshëndetur edhe  brenda komunitetit të psikiatrisë, bazohet tek ketamina, si një trajtim për depresionin e rëndë. Ketamina prej vitesh përdorej për anestezi, ndërsa kohët e fundit është zhvilluar si një trajtim për depresionin.

Dr. Dunn shpjegon se efektet e medikamentit pritet të ndjehen në një kohë relativisht të shpejtë, brenda pak ditëve, ndryshe nga trajtimet tradicionale për depresionin që zgjasin me vite.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top