Këshilla & Arsye

January 19, 2017 | 8:45

Zbulohet një rrugë e re për trajtimin e depresionit

Hulumtuesit kanë identifikuar një molekulë të re, që lehtëson ankthin dhe sjelljen depresive. Hulumtimi, i udhëhequr nga Eleanor Coffey, Drejtor i Kërkimeve në  universitetin Abo është kryer tek brejtësit.

1

Studiuesit zbuluan një proteinë të quajtur JNK dhe kur kjo është aktive ndalon gjenerimin e neuroneve të reja në hipokampus, një pjesë e trurit që kontrollon emocionet dhe të mësuarit. Duke penguar JNK-në vetëm në qelizat nervore të krijuara rishtazi në hippokampus, hulumtuesit arritën të lehtësojnë ankthin dhe sjelljen depresive në minj. Ky mekanizëmi panjohur më parë sjell njohuri të reja sesi punon truri.

Depresioni dhe ankthi janë çrregullime shumë të përhapura dhe paraqesin një nga shkaqet më të mëdha të aftësisë së kufizuar në mbarë botën. Këto rezultate janë të rëndësishme, pasi shumë pacientë nuk i përgjigjen trajtimeve aktuale dhe kuptimi i ri mekanik i këtyre çrregullimeve mund të çojë në identifikimin e ilaçeve rezistente kundër depresionit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top