Mirëqenie

August 5, 2019 | 8:45

Zbulohet qeliza që ndihmon zemrën të vetë-shërohet

Shkencëtarët janë gjithnjë në kërkim për të eksploruar sa më shumë në trupin e njeriut. Së fundmi një grup mjekësh kanë arritur të zbulojnë një qelizë e cila jeton rreth zemrës sonë e madje është në gjendje ta ndihmojë të vetë-shërohet.

Zemra është e rrethuar nga një qeskë e mbushur me lëng, e quajtur lëngu perikardial. Ndonëse testet e këtyre lëngjeve mund të përdoren për diagnostikim funksioni i tij është kuptuar shumë pak. Studiuesit kanadezë nga Universiteti i Calgary kanë zbuluar se ky lëng misterioz përmban qeliza imune që ndihmojnë në riparimin e zemrës pas lëndimeve.

Ekipi i shkencëtarëve është optimist se zbulimi i tyre mund të përdoret për të ndihmuar në parandalimin ose asgjësimin e dëmtimit të sëmundjeve të zemrës, një ndër sëmundjet që shkakton më shumë vdekje në të gjithë botën. Te njerëzit që janë prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, enët e gjakut që ushqejnë zemrën mund të nisin të mbyllen ose të bllokohen. Gjaku transporton oksigjen në zemër, dhe nëse oksigjeni nuk kalon në zemër, indet e muskulit do të nisin të dëmtohen deri sa të vdesin.

Kirurgët mundohen të riparojnë rrjedhjen e gjakut por ndonjëherë shumë pak mund të bëhet. Në kushte të tilla, kërkuesit, duke hulumtuar kanë zbuluar në hapësirën e zemrës ëelësin i cili mund të ndihmojë që ky organ të vetë-shërohet. Qeliza e panjohur që ata kanë zbuluar quhet Makrofag e cila kishte aftësi të shëronte muskujt e zemrës.

Makrofag, që do të thotë ngrënës i madh, janë qeliza imune që identifikojnë qelizat e pashëndetshme dhe i ‘konsumojnë’ ato. Shkencëtarët nisën të studiojnë këto qeliza në lëngun perikardial dhe pasi i zbuluan nisën të kuronin zemrat e atyre njerëzve që kishin pësuar sulme kardiake. Kjo u sugjeroi studiuesve se ndoshta këto qeliza mund të rriteshin mjaftueshëm për t’u bërë një terapi për të trajtuar zemrat e sëmura.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top