Muaji gusht konsiderohet si koha e çmuar për të menduar seriozisht për pushimet dhe për t’u marrë me veten. Ky shkrim nënvizon mbi atë që ju duhet të reflektoni se si mund të jeni më të qetë dhe të lumtur në jetë. Një grup ekonomistësh amerikanë kanë zbuluar pikërisht sekretin e vërtetë të lumturisë.
Diçka që mund të blihet dhe që na bën të gjithëve të lumtur
Koha është aq e çmuar sa mund të blihet. Aq më tepër që një grup ekonomistësh universitarë amerikanë dhe kanadezë nga Universiteti i Harvardit bënë një studim mbi të. Të zbulosh se një mënyrë se si paratë mund të sjellin lumturinë është të blesh kohën. Kjo do të thotë që të paguash njerëzit të bëjnë detyra që ne nuk duam t’i bëjmë.
Lë ta mendojmë më mirë: sa prej nesh mbështeten te një person për të pastruar shtëpinë? Sa tek dikush që merr makinën për të larë? Ata që kanë fëmijë i besojnë fëmijët tek kujdestari. Apo i çojmë rrobat në pastrim kimik… Megjithatë, të gjitha këto detyra mund t’i bënim vetë. Pastrimi i shtëpisë, larja e makinës, larja me makinë larëse, qëndrimi me fëmijët…
Në të gjitha këto dhe raste të tjera, e vetmja gjë që duhet të bëni është të blini kohën e lirë. Megjithatë, për shumë njerëz, marrja e shërbimeve që na çliron nga punët dhe na lënë më shumë kohë të lirë, është një zgjedhje pothuajse e shmangur. Për dy arsye, të cilat do t’i analizojmë në rreshtat e mëposhtëm.
Ekonomistët e Harvardit bënë një eksperiment. Ata morën dy grupe njerëzish. Secilit anëtar iu dha 40 dollarë për të shpenzuar gjatë fundjavave. Një grup duhej t’i shpenzonte 40 dollarët për blerje. Ndërsa ata të grupit tjetër duhej ta përdorin shumën për marrjen e shërbimeve që i bën ata të fitojnë kohën e lirë.
Në fund të dy fundjavave të eksperimentit, për ekonomistët ishte një fakt i dukshëm. Grupi që kishte shpenzuar 40 dollarë në marrjen e kohës së lirë ishte mesatarisht më i qetë se grupi tjetër. Sepse të fitosh kohë për të bërë atë që duam, na bën të pushojmë dhe të kënaqemi me gjërat e vogla në jetë, më ato që na pëlqejnë të bëjmë. Dhe kjo na bën të lumtur.
Sekreti është të mësosh të delegosh
Pse shumë nuk fitojnë kohë të lirë për veten e tyre ose për familjen? Për dy arsye. Kryesorja, dhe më e fshehura, është se është e vështirë të delegosh. Ne mendojmë se gjëra të caktuara jemi në gjendje t’i bëjmë ato më mirë vetëm. Dhe i bëjmë ato vetëm, duke mos dashur t’ua lëmë detyrën të tjerëve.
Arsyeja e dytë është gatishmëria për të kursyer para. Kështu që ne priremi të bëjmë gjithçka vetë, pa u deleguar, për të fituar para, të cilat ne pastaj i shpenzojmë në mënyrë të pashmangshme për të blerë gjëra të panevojshme. Një fustan, një palë këpucë, një celular model i fundit. Objektet që duhet të na bëjnë të ndjehemi më mirë, më të lumtur, por që kemi pasur duke humbur kohën e çmuar.
Mendoni herën tjetër kur të keni diçka për të bërë. Ju duhet vetëm ta bëni atë, apo mund të paguani dikë që ta bëjë atë për ju?
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi : proiezionidiborsa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.