Një përparim i madh në fushën e kërkimit të kancerit është duke dalë në dritë: falë tij, diagnoza e hershme e kancerit të mushkërive së shpejti mund të bëhet realitet.
Ky lloj kanceri është më i përhapuri në botë dhe shkakton rreth 3,000 vdekje çdo ditë, globalisht (të dhëna nga Instituti Evropian i Onkologjisë). Studimi bioMILD i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano ka nxjerrë në pah një ndryshim të mundshëm të hapit thelbësor në qasjen ndaj kësaj neoplazme.
Hulumtimi në fjalë në fakt filloi me qëllimin për të minuar idenë e pamundësisë së dhënies së një diagnoze të hershme. Studimi, i cili kujton faktin se rreziku për t’u sëmurur nuk është i njëjtë për të gjithë duhanpirësit e fortë, u krye në një kampion prej 4,000 personash. Ky grup përfshinte individë që dikur pinin duhan mesatarisht një paketë cigaresh në ditë për të paktën 30 vjet, por edhe njerëz që pinin rreth 30 cigare në ditë.
Të gjithë personat e përfshirë – me një moshë mesatare mbi 55 vjeç dhe të rekrutuar nga 2013 e tutje – iu nënshtruan CT me spirale të kraharorit me dozë të ulët (LDCT) dhe mikroRNA në mostrat e gjakut. Pas dy raundeve të kontrolleve, 58% e pjesëmarrësve ishin negativ dhe të lidhur me një rrezik të ulët për t’u prekur nga kanceri në mushkëri. Në 37% të rasteve, studiuesit kanë gjetur rezultate pozitive vetëm në njërën nga dy testimet (rreziku mesatar). Në vend të kësaj, një nivel i lartë rreziku u identifikua në 5% të subjekteve të përfshira në kampion, rezultate pozitive në të dyja procedurat e shqyrtimit.
Dr. Ugo Pastorino, Drejtor i Strukturës Komplekse të Kirurgjisë torakale të Institutit Kombëtar të Kancerit dhe një ndër autorët e hulumtimit, komentoi rezultatet, duke theksuar se, për herë të parë, ishte e mundur që të përshkruanin rreziqet e prekjes nga kanceri i mushkërive dhe duhet kuptuar se kjo përqindje mund të ndryshojë nga personi në person, pavarësisht ekspozimit ndaj tymit.
Burimi / https://dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.