Shkencëtarët kanë zbuluar trajtimin e ri me radioterapi që kuron kancerin e prostatës për 5 ditë. Tradicionalisht, e njëjta procedurë bëhet për 39 ditë dhe meshkujt duhet të shkojnë në spital çdo ditë të javës për rreth dy muaj.
Por mjekët kanë kryer një studim që jep rreze shumë më të fuqishme të rrezatimit në vetëm pesë seanca. Rezultatet e studimit, të cilat u publikuan në “Lancet Medical Journal”, tregojnë se ky trajtim i ri ka efekt pozitiv dhe ka të njëjtat efekte anësore si trajtimi i mëparshëm.
Studimi përfshiu 847 meshkuj të diagnostikuar me kancerin e prostatës. Ndër të tjera, kërkimet u realizuan nga spitali “The Royal Marsden” dhe Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër.
Gjysma e meshkujve bënë trajtimin e mëparshëm për 4 javë, ndërsa të tjerët bënë trajtimin për pesë ditë. Shkencëtarët do i monitorojnë për pesë vite për të mësuar nëse trajtimi pesë ditor është efektiv dhe zhduk kancerin e prostatës.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.