Lifestyle

February 28, 2019 | 9:33

Zbuloni farën që ju mbron nga syri i keq

Fara e huaynuro është një nga hajmalitë natyrore më të njohura të Amerikës së Jugut, e përdorur për të luftuar syrin e keq dhe për të garantuar fatin e pronarit të saj. E njohur edhe si bozhure ose syri i dhisë, fara huaynuro u vlerësua si një talisman dhe një objekt zbukurimi personal, nga komunitetet indigjene të Amerikës së Jugut, shumë kohë para periudhës historike të kolonizimit.

Në disa rajone të Venezuelës, Kolumbisë, Perusë, Bolivisë dhe Guajanëve, është zakon t’u jepet të porsalindurve një farë huaynuro, të lidhur me një fjongo të kuqe.

Fara e cila zakonisht është e skalitur në formën e grushtit, krijon një hajmali efektive për të tërhequr mbrojtjen e natyrës mbi fëmijën. Përveç mbajtjes së subjekteve negative, dhe fshirjes së syrit të keq. Gjithashtu, besimtarët pohojnë se fara e huaynuro-së tërheq një fat të mirë, sukses, bollëk, prosperitet dhe pasuri, nëse një kopje mbahet në portofol, pranë një grupi monedhash.

Ju gjithashtu mund të vendosni një grusht fara huaynuro, brenda një xhami ose ene qelqi të pastër dhe ta vendosni atë në dhomën e ndenjes së shtëpisë, për të tërhequr harmoni dhe për ta mbrojtur atë nga xhelozia dhe zilia.

Sipas specialistëve të lëndëve ezoterike është e nevojshme që farat t’i lani me vaj ulliri (ose vaj tjetër bimor) dhe lërini të thahen para se t’i përdorin ato. Ato duhet të preken vetëm nga pronari i tyre. Në rast se huaynuro është prekur nga dikush tjetër, vajosja duhet të përsëritet, për ta pastruar atë nga energjitë e mbetura, që vjen nga personi i tretë.

Përdorimi i Huayruro daton në kohët para-Hispanike, gazetarët zbulojnë gjurmët e tyre në ceremonitë rituale. Aktualisht fara është e integruar edhe në krijimin e bizhuterive, varëseve, vathëve dhe stolive të ndryshme artizanale.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top