A keni menduar ndonjëherë se sa shumë punoni, se sa shumë detyra kryeni? Sot gjithnjë e më shumë njerëz punojnë 50, 60, madje edhe 70 orë në javë, duke e kthyer tryezën e punës në shtëpinë e dytë.
Megjithatë, eksperimentet e shumta të bëra nga K. Anders Ericsson, një nga ekspertët më të mirë në psikologjinë e punës, zbuluan se njerëzit mund të bëjnë vetëm 4 ose 5 orë punë produktive në ditë. Orët pasi performanca arrin në pikën më të lartë kthehen në vuajtje për punonjësit.
“Nëse u kërkoni njerëzve të punojnë edhe përtej kohës që ata mund të përqendrohen maksimalisht, krijoni zakone të këqija, që do të thotë, shpërdorim të kohës produktive”, tregon Ericsson.
Menaxherët, të cilët shkurtuan orët e punës, kishin punonjës më produktivë, më të lumtur dhe profesionistë.
Ryan Carson, CEO i Treehouse, i mban punonjësit në punë 32 orë në javë që prej vitit 2006. Sipas Carson, kompania sot është shumë e suksesshme, të ardhurat e saj vjetore llogariten në miliona dollarë, dhe punonjësit vijnë më të lumtur në punë.
Kjo është arsyeja pse shkurtimi i orëve të punës është i dobishëm, si për punonjësit, ashtu dhe për kompanitë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.