Mirëqenie

March 9, 2017 | 11:23

Zbuloni të mirat e kësaj pije

Nëse konsumoni këto tri përbërës rregullisht, sigurisht që gjaku do të çlirohet nga kolesteroli, e madje, norma juaj metabolike do të rritet. Flasim për hudhër, limon dhe xhinxher, të cilat të kombinuara së bashku ose veç e veç përbëjnë një ilaç për të gjithë trupin.

1

Në fakt jo vetëm të ndihmojnë kundër kolesterolit, por edhe kundër ftohjeve dhe infeksioneve, forcon sistemin imunitar, pastron mëlçinë dhe sulmon radikalet e lira.

Për të përmbledhur të mirat e kësaj pije natyrore:

  • Mbron arteriet dhe neutralizon kolesterolin e keq
  • Forcon sistemin tonë imunitar dhe na mbron nga alergjitë
  • Detoksifikon trupin dhe pastron mëlçinë
  • Lufton radikalet e lira
  • Ndihmon për të përshpejtuar normën tuaj metabolike

Përbërësit:

  • 4 thelpinj hudhër
  • 4 limon
  • Rrënjë xhinxheri (3 ose 4 cm)
  • 2 litra ujë

Lani limonët dhe pritini në copa të vogla. Së bashku me hudhrat dhe xhinxherin, vendosini në një grirëse. Transferojeni përzierjen në një enë dhe shtoni dy litra ujë. Vendosini të vlojnë së bashku. Më pas filtrojeni pijen dhe vendoseni në një shishe.

Ju duhet të pini çdo ditë nga kjo pije me stomak bosh, dy orë para ushqimit. Pija duhet të ruhet në frigorifer dhe duhet ta tundni para përdorimit. Trajtimi me këtë pije natyrore zgjat tre javë. Në këtë periudhë duhet të pini një gotë në ditë. Pas tre javësh keni nevojë për një ndalesë, për të rifilluar më tej nëse është e nevojshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top