Në fokus

August 2, 2019 | 8:50

Zemërimi ju shëndosh: ja përse?

Nëse jeni duke ndjekur një dietë për humbje peshe, nuk mund të injoroni faktin që stresi dhe zemërimi mund të ndikojnë në humbjen e peshës. Disa studiues kanë treguar se zemërimi ju shëndosh. Shkaku i këtij mekanizmi i atribuohet çlirimit të tepërt të kortizolit.

Rezultatet e hulumtimit

Një grup studiuesish nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Yale, vëzhguan marrëdhëniet që ekzistojnë midis sekretimit të kortizolit dhe shpërndarjes së yndyrës së barkut. Studimi u krye në një kampion me 41 gra mbipeshë, të cilëve iu kërkua të kryenin aktivitete stresuese me natyrë dhe intensitet të ndryshëm. Në të njëjtën kohë monitoruan dhe nivelet e kortizolit në gjak dhe arritën në përfundimin se gratë që ishin më të zemëruara kishin një perimetër më të madh të belit se të tjerat.

Pas ekspozimit të parë ndaj stresit, gratë me më shumë inde dhjamore të barkut shfaqën prekje më të madhe ndaj stimujve stresues. Pas 60 minutash seancë, ato reaguan duke u zemëruar dhe duke sekretuar një sasi më të lartë të kortizolit. Edhe gratë me më pak yndyrë në bark u zemëruan, por ato e bënë atë me më pak intensitet, duke demonstruar përshtatshmëri më të madhe.

Çfarë është kortizoli?

Kortizoli, i njohur ndryshe edhe si hormoni i stresit, lëshohet nga gjëndrat mbiveshkore dhe sintetizohet falë hormonit të hipofizës ACTH. Funksionet e kortizolit janë të shumta, në të vërtetë ndihmon për të mbajtur në nivel konstant nivelin e sheqerit në gjak, kontribuon në uljen e presionit të gjakut dhe ndërhyn për të parandaluar proceset inflamatore. Vlerat e kortizolit duhet të mbahen brenda normave, pasi në rast se ato ngrihen ose bien, organizmi mund të ketë probleme serioze. Një analizë urine, gjaku ose pështyme është e mjaftueshme për të vlerësuar nivelin e kortizolit që qarkullon në organizëm.

Çdo individ ka mënyrën e vet për të reaguar ndaj stimujve të jashtëm, por shkencëtarët kanë theksuar vazhdimisht se një qëndrim negativ dhe i ekzagjeruar ndaj ngjarjeve të vështira për tu menaxhuar favorizon një lëshim më të madh të kortizolit. Kjo gjendje ndikon jo vetëm në humbjen e peshës, por mund të shkaktojë edhe sëmundje të tjera siç janë reaksionet e lëkurës si puçrrat, lodhja dhe dobësia, pagjumësia si dhe dobësimi i sistemit imunitar.

Prandaj shmangni zemërimin, ndiqni një stil jetese të shëndetshëm dhe ndjekja e një diete të ekuilibruar jo vetëm që promovon humbjen e peshës, por gjithashtu parandalon akumulimin e yndyrës, veçanërisht në zonën e barkut.

 

Burimi / curiosilandia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top