Këshilla & Arsye

February 3, 2017 | 11:09

Zemëroheni kur dikush përtypet, ja nga çfarë vuani

Njerëzit, të cilët mërziten kur dikush përtypet, kanë anomali të trurit. Shumë nga ne bezdisen nga tingujt e përtypjes, por për disa njerëz këto tinguj shkaktojnë një reagim ekstrem. Njerëzit që urrejnë tinguj specifikë, vuajnë nga çrregullimi nervor i quajtur ‘misofonia’.

1

Shkencëtarët kanë treguar se gjendja ka një bazë të vërtetë biologjike dhe shkon përtej mënyrës së të bërit nervoz. Skanimet e trurit tregojnë se njerëzit që nuk durojnë tingujt e përtypjes, frymëmarrjes, apo kushte të tjera të shumta të padurueshme vuajnë nga anomali të mirëfillta të trurit.

Studiuesit në Universitetin “Newcastle” gjetën një ndryshim në lobin ballor tek ata që vuanin nga  misofonia. Gjithashtu, njerëzit që vuanin nga ky çrregullim përjetuan rritje të rrahjeve të zemrës dhe djersitje, kur u përballën me këta tinguj.

Ky studim tregon ndryshimet kritike të trurit, si prova të mëtejshme për të bindur një komunitet skeptik mjekësor,  që ky është një çrregullim i vërtetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top