Prindër kur flisni me fëmijën, kur i tërhiqni vëmëndjen për të ndërprerë një veprim që është i egzagjeruar dhe i gabuar, përpiquni të dëgjoni edhe zërin tuaj.
Po të arrini ta dëgjoni, do ta konstatoni edhe vetë, që zëri juaj është i tensionuar dhe mbushur me inat e padurim. Duke u udhëhequr nga padurimi dhe nervozizmi, përveç zërit të ashpër dhe kërcënues, shtoni dhe shprehjet:-“Je djalë i keq apo vajzë e keqe”, “kështu sillesh ti”, “më mërzite” “s’të kam xhan”…. Kjo mënyrë të sjelluri, është forma më e keqe për edukimin e tyre.
Ajo influencon dhe prek emocionalisht fëmijën, por jo sjelljen e tij. Njerëzit mund të rregullojnë sjelljet, sepse për ato janë përgjegjës, ndërsa për emocionet e tyre, nuk mund të bëjnë shumë. Të ndjerit nuk komandohet, ajo pranohet dhe menaxhohet nëpërmjet sjelljes. Kur një fëmije i drejtohen me shprehjet e cituara më lart dhe zërin e ashpër e të inatosur, ai nuk kupton se çfar po i kërkohet, sepse ende nuk e ka mësuar masën dhe përgjegjësinë e veprimit, prandaj duhet përcaktuar veprimi, dhe jo të etiketohet fëmija. Etiketimi nuk ndihmon në njohjen e përgjegjsisë, por thjesht e fyen fëmijën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.