Mirëqenie

October 5, 2017 | 12:35

Zëvendësoni pilulat e gjumit me këto ushqime të shëndetshme

Shumë njerëz në ditët e sotme vuajnë nga pagjumësia dhe çrregullimet e gjumit. Ky problem ndikon shumë në aftësinë e tyre për të punuar dhe kryerjen  e detyrave gjatë ditës. Pra, disa njerëz kanë tendencë të marrin ilaçe për t’i ndihmuar ata të flejnë mirë. Megjithatë, është e këshillueshme që të konsumoni ushqime të shëndetshme që ndihmojnë  të flesh mirë, në mënyrë që të shmangni çdo efekt anësor të marrjes së pilulave.

gjume

Një gotë qumësht i ngrohtë: Që të flini menjëherë, pini një gotë qumësht të ngrohtë në mbrëmje. Qumështi përmban një përqindje të madhe të kalciumit, i cili është efektiv për relaksimin e muskujve. Gjithashtu, ndihmon në rritjen e sekretimit të serotoninës, një hormon përgjegjës për qetësimin e nervave.

Djathi: Si qumështi, lloje të ndryshme të djathit përmbajnë kalcium, që ndihmon për të hequr qafe tensionin dhe presionin nervor, si dhe relaksimin e muskujve. Përveç kësaj, djathi ndihmon në rregullimin e sekretimit të melatoninës, që ndihmon në përshtatjen e orës së brendshme të trupit.

Bananet: Bananja është e pasur me kalium dhe magnez, të cilat janë të njohura për nxitjen e gjumit dheqetësimin e muskujve. Përveç kësaj, ajo përmban një përqindje të madhe të triptofanit, që ndihmon për të qetësuar mendjen.

Mjalti: Një lugë gjelle mjaltë është e aftë të trajtojë problemet e pagjumësisë dhe t’ju japë një gjumë të qetë e të shëndetshëm gjatë natës. Ndërsa është e pasur me sheqer, mjalti ndihmon në rritjen e niveleve të insulinës. Gjithashtu, shpejton shpërndarjen e triptofanit në tru shpejt, duke lehtësuar kështu procesin e rënies në gjumë.

Peshku: Peshku, veçanërisht salmon, ton, skumbri, i sigurojnë trupit një përqindje të madhe të vitaminës B6. Kjo vitaminë punon për të promovuar sekretimin e melatoninës, e cila ndihmon për të pastruar mendjen dhe për të hequr qafe tensionin nervor dhe presionin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top