Në fokus

January 27, 2017 | 12:35

Zgjedhjet e para për drejtuesit e “Urdhrit të Psikologut”, fuqizim i mekanizmit veprues

Për herë të parë pas krijimit të Urdhrit të Psikologut, të shtunën e 28 janarit do të zhvillohen zgjedhjet e para të Asamblesë Kombëtare për Organet Drejtuese të Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

psikoNë një njoftim nga Ministria e Mirëqenies dhe Rinisë Sociale, në votim do marrin pjesë 24 psikologë.

Në bazë të ligjit 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Përkohshëm në cilësinë e organit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj shpall kandidatët, për Organet Drejtuese të  Urdhrit të Psikologut.

Në total janë 24 kandidatë të ndara sipas kategorive me poshtë.

Kandidaturat e psikologëve qё punojnë nё shkolla, spitale, burgje, institucione komunitare, gjykatё, nё zyra apo agjenci private, institucione rezidenciale, si dhe institucione varësie.

Greta Talo

Miranda Doksani

Redina Balla Sulstarova

Naureda Bajraktari

Denada Toce

Elona Mustafaraj

Skerdi Zahaj

Rezarta Basha

Gracela Mana

Jonida Haxhiu

Englentina Mersni

Elvana Agushi

Valbona Habili Sauku

Meri Dishnica

Jeta Shkurti

Kandidaturat nga radhët e Pedagogëve

Enila Cenko

Blerta Bodinaku

Lindita Durmishi

Brunilda Laboviti

Arben Hoti

Arjana Mucaj

Kandidaturat nga shoqatat e psikologëve

Sonila Mecaj

Kandidaturat për President

Valbona Treska

Silvana Loka

VOTIMI

URDHRI-i-PSIKOLOGUT

psikologe

Si funksionon Urdhri i Psikologut

Urdhri i Psikologëve konsiderohet si një mekanizëm për të ofruar këshillim në grupet në vunerabël të shoqërisë siç janë fëmijët në situatë rruge, të miturit dhe gratë e dhunuara. Psikologët kanë ndërmarrë takime dhe fushata sensibilizuese në të gjithë vendin dhe deri më tani janë regjistruar rreth 500 anëtarë për të qenë pjesë e Urdhrit të Psikologut.

Personat e pakualifikuar dhe ata që janë të mangët në përgatitje e që vijnë nga profesione që nuk kanë lidhje me psikologun dhe nuk kanë asnjë nga masterat apo doktoraturat në këtë fushë, nuk mund të jenë pjesë e Urdhrit të Psikologut.

Ky është një ligj që do përcaktojë rregullat kryesore të organizimit dhe të veprimtarisë së Urdhrit të Psikologut. Tashmë do të ketë një Urdhër Psikologu, dhe anëtarë të tij do të jenë të gjithë psikologët e certifikuar dhe të licencuar.

Urdhri i Psikologut është një ent publik, profesional, i pavarur dhe që përfaqëson e mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve të këtij Urdhri, ashtu siç organizon veprimtarinë dhe marrëdhëniet midis tyre. Misioni i tij është nxitja dhe ruajtja e standardeve të larta në ushtrimin e profesionit në fushën e psikologjisë dhe mbrojtja e përfituesve të shërbimit nga kequshtrimi i profesionit të psikologut.

Kriteret e anëtarësimit në Urdhrin e Psikologut lidhen me shtetasin shqiptar, me diplomën e studimeve të larta në të dyja nivelet për Psikologji. Organ drejtues i Urdhrit do të jetë Asambleja Kombëtare, e cila do të drejtojë të gjithë Urdhrin e Psikologut. Do ketë një Këshill Kombëtar me anëtarë të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare.

Licencat që do të jepen, janë të llojeve të ndryshme dhe të gjitha këto të dakordësuara brenda Asamblesë dhe Këshillit Kombëtar. Do të miratohet një rregullore e veçantë për kryerjen e praktikës profesionale, e cila do të bëhet me marrëveshje edhe me ministritë e linjës, sepse psikologu nuk është një profesion që ushtrohet vetëm në një fushë. Pas miratimi të ligjit dhe nisjes së zbatimit të tij, psikologët do të licencohen dhe ata do të jenë të listuar në një listë të certifikuar.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top