Teste

November 28, 2018 | 10:09

Zgjidh pemën e Krishtlindjeve që të pëlqen më shumë dhe zbulo si do jetë viti që po vjen

Festat po afrojnë dhe bashkë me to edhe viti tjetër. Zbulo si do të jetë për ty ky vit që po troket, me anë të testit të mëposhtëm.  

Pema nr. 1

Viti që do vijë do jetë ndër më të arrirët në jetën tënde. Do kesh sukses, por do të duhet të vendosësh që në fillim prioritetet, zonën e veprimit dhe objektivat e tua, pa humbur kohë dhe energji me gjëra të tjera.

Pema nr. 2

Viti i ardhshëm do jetë premtues për ty. Do kesh shumë plane në të gjitha fushat e jetës. Nuk do të ndodhë menjëherë, por disa projekte do jenë baza e së ardhmes.

Pema nr. 3

Viti tjetër do jetë i lumtur për ty. Edhe pse do jesh serioz, nuk do të të ndalojë të zbavitesh. Shakatë e tua dhe një buzëqeshje, do tërheqin shumë persona, si në punë edhe në jetën tënde private.

Pema nr. 4

Viti që po vjen do jetë i pazakontë për ty. Kjo nuk do të thotë që do jetë i keq. Do jetë ndryshe, sa nuk do reshtë së surprizuari.

Pema nr. 5

Viti i ardhshëm do jetë i qetë për ty. Asnjë surprizë e pakëndshme. Do shkojë gjithçka shumë gradualisht, ashtu siç të pëlqen ty. Ky vit do jetë vit reflektimi, një  vit në të  cilin do mbledhësh forcat për të ecur përpara.

Pema nr. 6

Viti tjetër do jetë romantik për ty. Mbase një ndër më romantikët e jetës tënde. Gjithçka do rrethohet nga tonalitetit rozë, nga ëmbëlsia dhe nga ngrohtësia. Do të bëjë të ndjesh emocionet më eksituese dhe të kënaqshme që mund të kesh ndjerë ndonjëherë.

Pema nr. 7

Viti që po vjen do jetë bujar me ty. Do shumë, do gjithçka që të vjen ndër mend. Dikush do i dëgjojë me vëmendje dëshirat e tua dhe do i realizojë herë pas here, por kujdes, pasi realizimi i dëshirave nuk çon gjithnjë në lumturi. Kujdesu për atë që dëshiron dhe mbase do e kesh.

Pema nr. 8

Viti i ri do jetë përrallor për ty. Edhe pse je skeptik për këtë, do arrish të përjetosh një përrallë në të cilën do e gjesh veten të transformuar në një hero që ‘mund dragoin’.

Do të ndodhë diçka surprizuese dhe e mrekullueshme, së cilës nuk do i gjesh dot një shpjegim shkencor.

Pema nr. 9

Viti i ardhshëm do të të bëjë mirë. Bota do fshehë ‘kthetrat’ e saj dhe ‘do këndojë’ vetëm për ty. Do ndërrojë këndvështrimi yt: do ndjesh ngado manifestimin e mirësisë dhe ‘mbrojtjes universale’.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top