Udhëtimet, pa marrë parasysh se sa shpesh i bëni, kanë momentet e tyre stresuese të cilat janë mjaft të lodhshme. Radhë të gjata në linjat e kontrollit, telefoni pa bateri, takime të pezulluara dhe këmishë e rrudhosur pas qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.
Megjithatë, ekzistojnë zgjidhje të thjeshta dhe shumica prej tyre nuk ju kushtojnë thuajse asgjë.
- Mbani me vete gjithnjë një bateri të jashtme të karkikuar, kështu nuk do ta keni asnjëherë telefonin të fikur.
- Downlodoni aplikacione që punojnë edhe kur ju nuk keni internet, pavarësisht rrethanave ju nuk do të mbeteni në mes të rrugës.
- Përpiquni të krijoni një valixhe sa më komode e cila përmban të gjithë rregullat e aeroportit, kështu do të shmangni pritjen nga radhët e gjata.
- Mbani gjithnjë nja palë kufje me vete për të shmangur zhurmën e krijuar nga të tjerët në avion.
- Kini parasysh që rrobat që do të vishni kur udhëtoni të jenë material që nuk kanë nevojë për hekur.
- Prenotoni dhe organizoni gjithçka pa u nisur në udhëtim.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.