Teste

March 29, 2019 | 9:45

Zgjidhni lulen ku do të shkojë flutura dhe shihni çfarë tregon për marrëdhënien, temperamentin dhe personalitetin tuaj

Ky test do t’ju ndihmojë të mësoni më shumë për marrëdhëniet tuaja, personalitetin dhe temperamentin tuaj. Ato që do të zbulojë janë mbi të gjitha “pikat e dobëta” të tua. Mundohuni të jeni objektive dhe të reflektoni, prandaj mos harroni se çdo pikë e dobët mund të bëhet një forcë. Vetëm duajeni atë!

Zgjidhni lulen që të pëlqen dhe mbi të cilën mendoni se do të ndalet flutura. Pastaj lexoni profilin që korrespondon me zgjedhjen tuaj.

Lulja A

Kjo ju bën të ndjeheni mirë, vetëm kur jetoni një marrëdhënie dhe për këtë arsye jeni një nga ata që sapo mbeteni vetëm, shpejt kërkoni një person të veçantë me të cilin do të ndërtoni një të re. Megjithatë, mos e bëni kërkimin një prioritet në jetën tuaj.

Jeta në çift ju magjeps dhe kërkoni mundësi për të zbuluar gjëra të reja pranë një personi që i ndan ato me ju. Ju mendoni se të jetuarit vetëm është dëshpëruese, por nuk ia besoni lumturinë tuaj askujt, kjo varet nga ju dhe lidhja juaj me veten.

Lulja B

Ju jeni një person serioz dhe shpesh perfektionist. Dini të mos përfshiheni në marrëdhënie me njerëz që nuk ju pëlqejnë vërtetë dhe me të cilët nuk ndjeni që mund të ndërtoni dhe ndani një të ardhme.

Dashuria nuk është një temë që përsëritet shpesh në mendjen tuaj, nuk besoni se është qëllimi kryesor në jetë. Siguria dhe stabiliteti janë aspekte shumë më të rëndësishme, ndaj të cilave ju kushtoni më shumë vëmendje. Por kini kujdes. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë me njerëz që nuk dinë të ndajnë dashurinë e vërtetë. Siguria nuk është gjithçka dhe ndjenjat janë të rëndësishme.

Lulja C

Ju preferoni të jeni vetëm, sepse nuk ndieni nevojën për ta ndarë jetën me dikë për të qenë të lumtur. Megjithatë, mos e përjashtoni këtë probabilitet. Ju e doni shumë pavarësinë tuaj dhe bëni zgjedhjet tuaja. Koha është diçka shumë e çmuar për ju, dhe kjo ndonjëherë mund të shkaktojë probleme në marrëdhëniet tuaja. Ndonjëherë ndaloni të mendoni se sa e bukur mund të jetë dashuria, por kjo nuk zgjat shumë, sepse gjithmonë do ta shihni atë si një lloj pengese, një zinxhir për lirinë tuaj.

Lulja D

Keni frikë nga vetmia dhe kjo ju bën ta rrethoni veten me njerëz me të cilët mund të krijosh një marrëdhënie miqësore ose sentimentale. Kur keni një njeri të besueshëm dhe të dashur pranë, ndiheni shumë më të qetë. Koncepti juaj i lumturisë përfshin ndërtimin e një familjeje me një person që e doni dhe që ju bënë të ndiheni të dashur.

Miqësia gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm. Kjo është për shkak se pasiguria juaj nuk ju lejon të përballoni momentet tuaja të vështira dhe kur ju mungon stabiliteti kërkoni miqtë.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top