Teste

December 14, 2019 | 8:22

Zgjidhni një nga tre simbolet e fatit dhe zbuloni se çfarë ju pret këtë javë

Patkua:

Ndikimi energjik i kësaj jave do të përqendrohet në sqarimin e mendimeve tuaja, duke ju dhënë më shumë dritë dhe një ndjenjë të qartë, në mënyrë që ta shihni jetën tuaj nga një këndvështrim tjetër dhe më pozitiv. A nuk është për t’u habitur se si befas i shihni gjërat shumë më qartë sesa më parë? Kjo që po përjetoni është një grumbullim i përvojave të ndryshme të javëve të fundit.

Monedha me fat

Tema e ditëve tuaja të ardhshme ka të bëjë me Karmën, për t’u çliruar nga nevoja për të provuar këndvështrimin tuaj dhe për ti bërë të tjerët përgjegjës për veprimet tuaja. Ju mund të jeni të sigurt se energjitë po punojnë për të balancuar karmën në çdo situatë të jetës tuaj. Ndoshta mund të mos e kuptoni se pse po ndodhin këto gjëra, por gjithmonë ka pasur një rregull natyror të ekuilibrit ose kthimit të energjisë në jetën tonë. Këshilla për ditët në vijim është të jeni falënderues për atë çfarë keni dhe të përpiqeni që ta jetoni jetën tuaj me integritet dhe dhembshuri.

Tërfil me katër gjethe

Ju jeni aq të përqendruar në qëllimet tuaja saqë jeni jashtë ekuilibrit dhe është koha të bëni një pushim ose të ndryshoni rutinën tuaj. Mundohuni ta shpërbleni veten me një pushim për të rregulluar shëndetin tuaj mendor. Nëse është e mundur, gjeni pak kohë për veten tuaj ose planifikoni një ose dy ditë pushim në ditët në vijim. Nëse kjo është e pamundur, atëherë sigurohuni që kur futeni në shtëpi të harroni çdo gjë që lidhet me gjërat jashtë saj. Mendja, trupi dhe shpirti juaj do t’ju falënderojnë.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top