Në fokus

January 22, 2020 | 8:12

Zhvillimi i bisedave sjell përfitime për shëndetin mendor

Kujt nuk i pëlqen të bisedojë? Qoftë mes miqve, familjarëve apo të njohurve, ka njerëz që arrijnë të jenë argëtues të vërtetë me të tjerët. Biseda, në të vërtetë, është një nga bazat e komunikimit dhe nuk është vetëm një veprimtari sociale e dobishme për të azhurnuar veten në njohuri të zakonshme, tema pak a shumë serioze ose për të njohur njëri-tjetrin.

Sipas studimit për të cilin do të flasim, në fakt, biseda është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndihmuar shëndetin e trurit. Hulumtimi u krye në Shtetet e Bashkuara, duke ekzaminuar 144 persona mbi moshën 80 vjeç, të cilët nuk kishin ndonjë problem të veçantë të degjenerimit të trurit. Në atë moshë, në fakt, rreziqet e zhvillimit të çmendurisë dhe izolimit shoqëror janë shumë të larta: të dy janë faktorë të rënies konjitive.

Duke i ndarë të moshuarit në dy grupe, studiuesit vëzhguan shëndetin e tyre, duke i dhënë njërit prej dy grupeve mundësinë për të kryer biseda të përditshme. Pjesëmarrësit e studimit, që besohet të jenë njerëz me rreziqe të larta të zhvillimit të deficiteve njohëse, monitorohen në biseda, në memorie dhe në reagime dhe ndërveprime.

Nga rezultatet, paraprake rezulton se të kesh zakonin e shkëmbimit të bisedave mund të ndihmojnë trurin tonë të mbetet i ri, duke vonuar fillimin e çmendurisë dhe sëmundjeve konjitive. Pra, lëreni mënjanë drojën dhe intimitetin: një bisedë e mirë është një aleate e shkëlqyer për shëndetin e trurit!

 

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top