Marrëdhënie

March 16, 2020 | 8:17

Zona e kuqe: si t’i mbajmë gjallë marrëdhëniet në distancë

 

Larg por afër, një sakrificë e madhe që ne të gjithë jemi të detyruar ta bëjmë, por, në vijim, ju ofrojmë një seri këshillash të dobishme me të cilat mund të mbani, dhe pse jo, të forconi marrëdhëniet tuaja pavarësisht distancës.

2

Është e vështirë. Është zhgënjyese. Është thjesht trishtuese. Nuk nevjiten fjalë të mëdha për të përshkruar situatën dramatike në të cilën gjendemi. Ndjesia e pafuqisë është zëvendësuar nga ajo e përgjegjësisë. Jemi përgjegjës ndaj personit tonë, familjes tonë, miqve dhe komunitetit tonë. Kjo përfshin një dozë më të madhe ose më të vogël sakrificash që askush nga ne nuk mund t’i shpëtojë. Ndryshojnë zakonet, mënyra e jetesës dhe, mbi të gjitha, të shohësh njerëzit e dashur do të jenë gjithnjë e më e komplikuar, nëse jo, edhe e pamundur.

Kjo është arsyeja pse alfemminile.it e ka menduar mirë në ofrimin e disa mënyrave alternative, por po aq efektive, për t’i mbajtur gjallë marrëdhëniet në distancë dhe t’i bëni njerëzit tuaj të kuptojnë se, me gjithë distancën, ata janë ende në mendimet tuaja. Nuk themi që do të jetë e lehtë, por ju ftojmë ta provoni, duke u ngushëlluar me mendimin se kur një ditë të gjitha këto të mbarojnë, (shpresojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse të gjithë i përmbahemi rregullave), do të jemi në gjendje t’i vlerësojmë gjërat edhe më shumë.

3

Videoçat me dashurinë tuaj

“Video-telefonatë”, kështu recitonte Valeria Marini për një fushatë marketingu të një kompanie të njohur telefonike. Për momentin, në një Itali të ndarë në njëmijë copë, shumë prej nesh janë larg nga i dashuri i tyre. Por mos u dekurajoni, teknologjia do të kujdeset të na ndihmojë. Në fakt, nuk do të jetë e nevojshme të drejtoheni te pëllumbat udhëtarë për t’iu dhënë letra të gjata dhe të përzemërta dashurie, thjesht aktivizoni kamerën në internet që të ndjeheni përsëri afër. Megjithëse do të shihni vetëm veten përmes një ekrani kompjuteri, hiqni pizhamet dhe vishni veshjen më të mirë, merrni diçka për të pirë. Këto mund të jenë truket e vogla për ta bërë situatën më romantike. Merreni si sfidë për të provuar lidhjen tuaj: nëse, pasi të ktheheni në normalitet, ajo ka rezistuar, do të thotë se është dashuri e vërtetë!

Telefononi shoqen më të mirë!

Jo, ju nuk mund të hiqni dorë nga biseda me miqtë, edhe në një moment krize. Por si t’ia bëni nëse nuk mund të hiqni dorë? Epo, për t’u ndjerë afër pavarësisht largësisë, bëj një premtim: çdo ditë, merrni qoftë edhe një gjysmë ore kohë për të telefonuar miken tënde të ngushtë.  Thashetheme, anekdota të këndshme, kujtime të vjetra ose, çfarëdo tjetër, mund të flisni për gjithçka që ju lehtëson nga situata ku ndodheni. Dhe pse jo, madje mund të bëni një listë të vendeve të reja për të provuar të dilni nga karantina.

Blerje online për gjyshërit!

Gjyshërit, zemra rrahëse e familjes. Ata që i kanë janë me fat, dhe do të jetë një sakrificë e shkëlqyeshme për të shkuar e për t’i parë. Madje do të na mungojnë frazat si “Të keqen gjyshja he, ke ngrënë? Më dukesh e dobësuar! Duhet të hash!” ose “Po në lidhje me të dashurin? E dashura?” Për momentin, megjithatë, është e nevojshme që ata të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, dhe të zvogëlojnë kontaktet në minimumin e nevojshëm. Por mos harroni se është mbi të gjitha për të mirën e tyre që ju po e bëni atë, sepse të moshuarit janë njerëzit më të rrezikuar nga infektimi. Nga ana tjetër, ju mund t’u tregoni gjyshërve tuaj gjithë dashurinë tuaj duke porositur blerje në internet dhe duke i dorëzuar ato në adresën e tyre. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të bashkoni kënaqësinë tuajën me të tyren, dhe ata do të jenë jashtëzakonisht mirënjohës për ju! 

Biseda në grup dhe shikime të këndshme

Pavarësisht nëse jeni me miqtë tuaj të vjetër, me shokët tuaj të klasës apo me familjen tuaj të largët, pse të mos hapni një bisedë në grup për të komentuar programet, filmat apo seritë tuaja të preferuara së bashku? Në këtë mënyrë do të keni mundësi të ndani komente të drejtpërdrejta, reflektime, GIF dhe shaka të mprehta, sikur të jeni tëulur në të njëjtën divan para TV-së. Ju lutemi, mos hiqni dorë nga kokoshkat, kurrë!

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: alfemminile.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top