Marrëdhënie

April 19, 2016 | 9:01

Zyhdi Dervishi: Kam një nënë të përkushtuar

Lidhjet me nënën time i kam shumë të forta! Ndoshta për hir edhe të faktit, se im atë ka vdekur shpejt, raportin me time më e kam pasur përtej respektit dhe dashurisë së pamohueshme siç është ajo mes një biri dhe nënës së tij. Prindit nuk duhet t’i dhurosh vetëm kënaqësi shpirtërore, pasi ai ndihet edhe më i plotësuar nëse sheh që para vetes ka një fëmijë të realizuar profesionalisht. Mamaja ime nuk ka qenë tipike autoritare, kërkuese apo e përpjekur për të ndikuar në jetën dhe zgjedhjet e mia. Për më tepër nuk ka pasur kohë që ta bëj këtë rol, pasi i duhej të punonte fort për të mbajtur në këmbë një familje me plot shtatë fëmijë. Syme, kështu quhet nëna ime, është një grua e qetë, fjalë pak dhe mbi të gjitha e përkushtuar ndaj krijesave të saj. Gjithnjë na është gjendur pranë me opinionet e saj, dhe kurrë nuk është bërë pengesë. Si të them… ka qenë bashkudhëtare në jetën time dhe të motrave e vëllezërve të tjerë. Ajo asnjëherë nuk ka marrë vendime në emrin tim, përkundrazi ka bërë mamanë e devotshme që respekton jetën e fëmijëve të vet. Nuk kam hezituar që asaj t’i kushtoj disa krijime letrare e poezi, një ndër të cilat është “Jehonë lebetie”…, një dedikim të cilin e kam nisur kështu: ”Nënës sime të mirë, dritë e pikë vese”!

Botuar në revistën Psikologji, shtator 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top