Lifestyle

September 15, 2016 | 13:35

Zyrihu është qyteti më i qëndrueshëm në botë, i pari ndër 100 vende

Zyrihu është qyteti më i qëndrueshëm në botë. Ky vend renditet i pari në Indeksin e Qyteteve të Qëndrueshme, publikuar nga kompania konsulente ARCADIS, e cila vlerëson aspektin social, mjedisor dhe ekonomik ndër 100 qytete. Në vendin e dytë është Singapori, ndjekur nga Stokholmi, Vjena dhe Londra. Mandej listohen në renditje Roma, Vankuver. Shtetet e Bashkuara janë jashtë 25 vendeve të renditura numerikisht me Nju Jorkun, qyteti amerikan më i qëndrueshëm, i cili ndodhet në vendin e njëzetegjashtë.

 

Vendet në zhvillim në fund të renditjes
Nëse qytetet evropiane zënë renditjet e para, në fund të klasifikimit janë vendet në zhvillim, Kalkuta, Kajro, Nairobi, Nju Delhi dhe Manila, pesë vendet e fundit. Këto qytete paguajë mungesën e zhvillimit ekonomik, së bashku me progresin e ulët në drejtim të energjisë së pastër, emetimet e CO2 dhe cilësisë së ajrit.

 

Parametrat e vlerësimit

Renditja, e hartuar së bashku me Qendrën Angleze për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi, bazohet në tri shtylla: njeriu, planeti dhe përfitimi. I pari shqyrton cilësinë e jetës, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, pagat dhe kriminaliteti. I dyti përshkruan mjedisin (energjia e rinovueshme, zonat e gjelbra, emisionet, ndotja e ajrit).  Ndërsa shtylla e tretë, përshkruan shëndetin ekonomik të qyteteve (PBB, lehtësinë e të bërit biznes, transportin dhe telekomunikacionin).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top