FB

December 1, 2021 | 13:06

1 dhjetori, dita ndërkombëtare kundër Sida-s / Fakte të reja sipas OBSH

1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV i cili shkakton Sidën dhe për t’u ri-angazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Një raport i ri i OKB-së vë në dukje se numri i atyre që jetojnë me virusin HIV në botë vazhdon të shtohet dhe i ka kaluar të 40 milionët – niveli më i lartë deri më sot. Afrika nënsahariane mbetet rajoni më i prekur nga sëmundja e Sidës. Më tepër se 25 milion njerëz atje jetojnë me virusin HIV. Peter Piot është drejtor i OKB-së për Sidën: “Shtimi më i lartë është në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, ku numri i njerëzve me virusin HIV është shtuar 20 herë në më pak se 10 vjet.”

Megjithatë në raportin e OKB-së thuhet se gjatë viteve të fundit, një numër gjithnjë e më madh vendesh, përfshirë Kenian, Zimbabven dhe disa vende të Karaibeve kanë patur rënie në numrin e të infektuarve nga virusi HIV. Zyra e OKB-së për Sidën thotë se ky pakësim është rezultat i ndryshimeve në konceptet e njerëzve, përshirë këtu kujdesin e të rinjve në marrëdhëniet seksuale, besnikërinë e çifteve dhe përdorimin e mjeteve antikonceptive. Kjo është një shenjë shpresëdhënëse në kushtet kur këto vende vazhdojnë të ndeshen me sfida të mëdha.

Shumë shpejt po shtohet edhe numri i të prekurve nga Sida të cilët kanë mundësi të marrin ilaçe për frenimin e kësaj sëmundjeje. Shtetet e Bashkuara po luajnë rolin kryesor për shtimin e numrit të atyre që mund të marrin ilaçe në vendet në zhvillim dhe për zgjerimin e programeve të parandalimit.

Rezultatet po arrihen nëpërmjet planit të emergjencës të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për ndihmën në luftën kundër Sidës. Në vitin 2003, Presidenti Bush shpalli një angazhim prej 15 miliard dollarësh për luftën globale kundër virusit HIV dhe Sidës.

Fakte sipas OBSH

  • HIV vazhdon të jetë një çështje madhore globale e shëndetit publik, duke marrë 36.3 milionë [27.2-47.8 milionë] jetë deri më tani.
  • Nuk ka kurë për infeksionin HIV. Megjithatë, me rritjen e aksesit në parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin efektiv të HIV-it, përfshirë infeksionet oportuniste, infeksioni HIV është bërë një gjendje shëndetësore kronike e menaxhueshme, duke u mundësuar njerëzve që jetojnë me HIV të bëjnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
  • Vlerësohet se në fund të vitit 2020 jetonin 37.7 milionë [30.2-45.1 milionë] njerëz me HIV, mbi dy të tretat e të cilëve (25.4 milionë) janë në Rajonin Afrikan të OBSH-së.
  • Në vitin 2020, 680 000 [480 000–1.0 milion] njerëz humbën jetën nga shkaqe të lidhura me HIV dhe 1.5 milion [1.0–2.0 milion] njerëz u infektuan me HIV.
  • Për të arritur objektivat e reja globale të propozuara 95–95–95 të vendosura nga UNAIDS, do të na duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të shmangur skenarin më të keq të 7.7 milionë vdekjeve të lidhura me HIV gjatë 10 viteve të ardhshme, duke rritur infeksionet me HIV për shkak të ndërprerjes së shërbimit ndaj HIV gjatë COVID-19 dhe ngadalësimit të reagimit të shëndetit publik ndaj HIV.

 

 

Burimi / OBSH

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top