715 raste të reja me kancer gjiri janë zbuluar gjatë një viti. Tetori rozë është përcaktuar si muaj i ndërgjegjësimit për diagnostikim të hershëm, ndaj dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apelon për kryerjen e mamografisë. Sipas saj kjo bëhet emergjente pasi në çdo 8 gra që janë ekzaminuar 1 ka dalë me kancer.
“Ne duam që të sensibilizojmë të gjitha gratë të moshës mbi 40 vjeçare për të kryer kontrollin periodik të gjirit. Një në 8 gra diagostikohet me kancer gjiri, prandaj është shumë e rëndësishmr që jo vetëm përgjatë tetorit, por përgjatë gjithë vitit gratë të jenë të sensibilizuara, të marrin pak nga koha e tyre për të kryer kontrollin periodik të gjirit”.
Trajtimi i grave me kancer gjiri tashmë sigurohet 100% dhe falas. “Ndjekja dhe ekzaminimet e mëtejshme kryhen po në strukturat tona në Poliklinikat në Tiranë, në spitalet universitare, në spitalet rajonale. Kemi siguruar për gjatë gjithë këtyre viteve, investime në vazhdim në kapacitetet imazherike, për fuqizimin e kapaciteteve laboratorike. Por mbi të gjitha, kemi mbyllur trajtimin për sa i përket medikamenteve të shtrenjta, si herceptina për trajtimin, për kurimin e kancerit të gjirit”.
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit, Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar dha fashën orare të mamografisë e cila do të bëhet nga ora 08:00 deri në 18:00 pasdite.
Burimi tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.