Në shumë raste kur fëmijët ndihen keq e tejet të ngarkuar, arsyeja mund të gjendet në faktin se ata nuk e shpjegojnë dot atë që ndiejnë. Ndërsa në momentin kur fëmijët e kanë të qartë se çfarë ndiejnë, kur arrijnë t’i vendosin një emër emocionit të tyre, e kanë shumë më të lehtë të marrin ndihmë. Prandaj është shumë e rëndësishme që t’u mësojvë të vegjëlve të identifikojnë emocionet e tyre, për të përmirësuar gjendjen e tyre si dhe për t’u bërë më epatikë me të tjerët.
Nga Lorela Garuli, Psikologe Klinike, Pedagoge
10 aktivitete përmes të cilave fëmijët mund të eksplorojnë botën e emocioneve të tyre
Maska për emocione
Merrni letra me ngjyra dhe vizatoni emocione të ndryshme mbi to. Pastaj ngjitini në majë të CD-ve të vjetra të zbukuruara me kartona me ngjyra dhe të prera në formën e rrezeve të diellit. Ju mund të luani me fëmijët për të veshur “maskat” e emocioneve dhe t’i identifikoni ato së bashku.
Kukulla emocionale
Merrni disa rrulonë kartoni, pritini që të kenë lartësi të ndryshme. Pastaj prini një rreth. Në një fletë të veçantë, vizatoni shprehje të ndryshme. Në fund futni fletën në mënyrë që të mund të lëvizni dhe të ndryshoni fytyrën. Fëmijët do të kënaqen duke luajtur me këto kukulla dhe duke ndryshuar emocionet e tyre në varësi të lojës.
Fytyra e emocioneve
Nga një karton bëni një rreth të madh për fytyrën dhe forma më të vogla për gojën, hundën, sytë, vetullat (si në foto). Tregojini fëmijës se si ndryshojnë elementet e fytyrës sipas emocioneve: i lumtur, i trishtuar, i zemëruar, i befasuar … Në këtë mënyrë i vogli do të mësojë të emërtojë dhe njohë emocione të ndryshme.
Vezë emocionesh
Merrni disa vezë plastike si ato që kanë surpria brenda. Pastaj me një laps vizatoni shprehjet e ndryshme. Në pjesën e sipërme bëni sytë dhe në pjesën e poshtme gojën. Fëmijët e vegjël do të jenë në gjendje të organizojnë lojëra me role me këto buzëqeshje, të dobishme për të eksploruar botën e emocioneve. Fëmijët pak më të rritur mund të argëtohen duke hapur vezët dhe duke shkëmbyer copa, duke krijuar emocione të tjera, të cilat do të duhet t’i emërtojnë.
Gështenjat e emocioneve
Ngjitni një kartoni me ngjyrë në një gjethe të thatë. Vizatoni emocionin që dëshironi të komunikoni dhe ngjitni një gështenjë në qendër për të formuar hundën.
Topat e stresit
Merrni katër tullumbace, të cilat i fryni. Lidhini ato dhe vizatoni emocionet me një stilolaps: të lumtur, të zemëruar, të befasuar dhe të trishtuar. Fëmijët do të kënaqen duke luajtur me emocionet, dhe shtypja e tollumbaceve është një anti-stres efektiv.
Broshurë me fytyra
Bëni një fotografi të fëmijës tuaj ndërsa ai është i lumtur, i trishtuar, i zemëruar, i lodhur, i befasuar, i zhgënjyer, i frikësuar … Printojini fotot dhe ngjitini ato në letra me ngjyra. Pastaj shpojini dhe kaloni disa unaza: do të krijoni broshura të vërteta. Të vegjlit do të argëtohen duke shfletuar ato, duke parë fytyrat e tyre dhe duke imituar mimikat.
Si ndihesh sot?
Fëmijët shpesh ndihen të mbingarkuar nga ndjenjat që nuk mund t’i përcaktojnë saktësisht, prandaj është e rëndësishme t’i ndihmoni të identifikojnë dhe të shprehin atë që po ndiejnë. Ndërtoni shkopinj me fytyra që përfaqësojnë emocione të ndryshme. Pastaj duke kënduar pyesni të voglin: “si po ndihesh sot?”. Ai do të duhet të përgjigjet duke intonuar: “sot ndjehem …” dhe të ngrejë shkopin që i përgjigjet emocionit të tij: i lumtur, i trishtuar, i zemëruar. Ju gjithashtu mund të luani në një grup: vendosni fëmijët në një rreth dhe nga ana tjetër secili do të këndojë emocionin e shkopit të tij ose të saj.
Kartat e emocioneve
Kartat e emocioneve mund të shkarkohen nga faqe të ndryshme në internet, ose mund t’i bëni vetë. Pasi t’i keni prerë, ktheni një kartë dhe përcaktoni emocionin që ajo përfaqëson.
Ora e emocioneve
Ndërtoni një lloj ore, ku dora do të shkojë për të shënuar emocionin që fëmija ndjen në atë moment.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.