Këshilla & Arsye

March 29, 2019 | 8:05

10 arsyet pse motra e madhe është gruaja më e rëndësishme në jetën tuaj

Nëse e dini apo jo, motra juaj më e madhe është në të vërtetë gruaja më e mirë që mund të keni pasur ndonjëherë në jetën tuaj. Ajo është absolutisht shoqja juaj më e mirë. Mund të keni edhe grindje të vogla, por gjithmonë do të jetë mbrojtësja juaj më e madhe.

Mund t’ju kritikojë, mund t’ju bëjë të qani apo të besoni se jeni një qenie njerëzore e padobishme. Përkundër kësaj, ajo gjithmonë do t’ju dojë pa kushte. A keni nevojë për më shumë arsye për të besuar se motra juaj e madhe është gruaja më e rëndësishme në jetën tuaj?

Epo, ja cilat janë:

  1. Është shoqja juaj e parë dhe më e mira

Para se të keni mundësinë të krijoni miqësi dhe marrëdhënie me këdo tjetër në jetë, ju tashmë keni motrën tuaj. Ajo gjithmonë do të jetë shoqja juaj e parë, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. Kjo do të thotë se do të jetë edhe mikja juaj më e vjetër. Dhe për shkak të sasisë së kohës që kaloni së bashku, do të jetë edhe mikja juaj më e mirë.

  1. Kupton çdo gjë që përjeton me familjen

Ajo e kupton atë që përjeton me familjen tënde, sepse është edhe ajo. Ajo e di llojin e presionit që merrni nga prindërit tuaj. Kupton llojet e problemeve që hasni në shtëpi. Për shkak të kësaj, ajo me të vërtetë mund të ndjejë dhe kuptojë problemet tuaja.

  1. Ju bën të ndiheni sikur nuk keni pse të fshihni ndonjë gjë nga ajo

Ajo gjithmonë do të bëjë që ju të ndiheni mirë, ju gjithmonë do të jeni vetja me të. Ajo ndoshta ka parë më të keqen tuaj, kështu që nuk ka arsye për t’u fshehur prej saj. Ju kurrë nuk do të duhet të pretendoni me të.

  1. Ajo ka një dollap plotë me rroba që mund t’i marrësh sa herë të duash

Veshjet e saj gjithashtu mund të jenë tuajat. Fantastike, apo jo? Dhe edhe nëse në fillim ajo mund të zemërohet, nëse merr hua disa rroba pa e pyetur atë, mos u shqetëso. Në fund ajo do të pëlqejë se si dukesh.

  1. Ju ndihmon ta shikoni botën nga një perspektivë tjetër

Për shkak se ajo është më e madhe, ajo do të jetë në gjendje t’ju tregojë gjëra nga një perspektivë tjetër, gjë që moshatarët tuaj nuk do të ishin në gjendje t’ua jepnin.

  1. Shtëpia do jetë gjithmonë e hapur për ju, edhe kur nuk jetoni më bashkë

Edhe nëse rritesh dhe largohesh, shtëpia e saj do të jetë gjithmonë e jotja. Në rast nevoje, ajo gjithmonë do të hapë dyert për ju për të gjetur ngushëllim.

  1. Do të jetë gjithmonë e ndershme me ty

Ajo kurrë nuk do t’ju gënjejë, vetëm për t’ju mbrojtur nga ndjenjat tuaja. Ajo kurrë nuk do t’ju mashtrojë vetëm për t’ju bërë të lumtur. Ajo e di se, duke qenë motra juaj e madhe, ajo gjithmonë duhet të të tregojë të vërtetën, edhe kur nuk dëshiron ta dëgjosh.

  1. E di vlerën tuaj

Ajo beson tek ju dhe e dini pse? Për shkak se e di se çfarë keni jetuar në jetë, çfarë keni kapërcyer dhe për këtë arsye gjithashtu e di se sa larg do të jeni në gjendje shkoni.

  1. Ju jep këshilla të shkëlqyera

Për shkak se ajo është më e madhe se ju, ajo është gjithashtu më e mençur dhe më me përvojë. Ndoshta sepse ajo që po kalon tani, ajo e  jetoi shumë kohë më parë.

  1. Gjithmonë do të jetë pika juaj më e madhe e referencës

Pavarësisht nëse jeni e vetmuar ose jo, gjithmonë mund të mbështeteni tek motra juaj, nëse kërkoni të flisni. Ose thjesht për të ndarë lajme të mira.

A e kuptoni tani pse një motër e madhe është kaq e rëndësishme?

Sepse do të jetë gjithmonë e gatshme të qëndroj pranë jush, në të mirë ose në të keq.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top