FB

September 2, 2023 | 8:05

10 gjëra pozitive për gratë mbi 50 vjeç

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Shumica prej nesh i dinë anët negative të moshës së mesme. Por është edhe ana  tjetër…, që femrat e zbulojnë diku rreth të 55-ave. Le ta nisim nga vendi i fundit për nga rëndësia:

m

10. Këpucët e rehatshme janë në rregull! Edhe pse ndonjëherë nevojiten veshjet me sandale me taka, çizme me majë… Kjo nuk do të thotë të heqësh dorë tërësisht nga diktatet e modës.

9. Marrëdhënia me fëmijët është shumë më e mirë. Nënat do të kujtojnë vitet e adoleshencës së fëmijëve të tyre dhe konfliktet me ta.

8. Një lojë me miqtë në shtëpi është më argëtuese sesa të dalësh në një bar. Përgatitja: veshja, flokët, grimi dhe sigurisht këpucët e pakëndshme të përmendura te pika 10. Të gjitha për një natë në një bar, me një atmosferë mbytëse nga tymi i cigareve, muzikë të lartë që e bën komunikimin të vështirë dhe ndoshta pije të shtrenjta. Me pantallona të rehatshme, një shishe verë e mirë dhe miq të dashur rreth tavolinës së kuzhinës do të ishte më argëtuese.

7. Bukuria është një çështje personale. Tani, ajo është e lidhur me bukurinë e brendshme dhe një trup të shëndetshëm dhe funksional. Gjatë adoleshencës dhe deri në të 30-at ka një obsesion për figurën dhe pamjen perfekte.

6. Në moshën mbi 50 vjeç, bukuria është një buzëqeshje e këndshme, një vështrim i ngrohtë… Pranimi dhe pajtimi me papërsosmëritë është një detyrë e lehtë.

5. Pranimi dhe pajtimi me zgjedhjet personale. Lexim, ecje, ushtrim sipas zgjedhjes personale. Të shkruarit. Të merreni me historinë. Qëndisje. Një lojë tavoline…, nuk ka rëndësi…

4. Fëmijët janë rritur. Të kesh fëmijë është një moment historik në jetë. Por tani nuk ka nevojë për vigjilencë dhe kujdes të vazhdueshëm. Përkundrazi, koha me fëmijët ka një peshë dhe rëndësi tjetër.

3. Aftësia e kuzhinës. Tani, përgatitja e ushqimeve të shijshme, madje edhe eksperimentimi dhe eksplorimi i shijeve të reja…, aq më tepër kur ndahen me të dashurit, është një bekim i vërtetë.

2. Miqtë e vërtetë. Njerëz të mahnitshëm që janë të pranishëm në rrjedhën e jetës. Ata që kanë qenë për një kohë të gjatë dhe ata që kanë ardhur së fundmi. Por për të dy palët, në rast emergjence do të kapërcejnë distancat dhe do të vrapojnë.

1. Gjëja më e mirë për moshën mbi 50 vjeç është se çdo ditë është e bukur. Ndjenja e qetësisë dhe mirënjohjes për jetën e deritanishme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top