FB

March 4, 2022 | 8:25

10 gjëra që duhet të dini për partnerin tuaj pas 6 muaj lidhje

Jeni përshtatur në marrëdhënien tuaj të re? Në të vërtetë, kufiri i gjashtë muajve është diçka si një moment historik, pasi pikërisht në këtë kohë fillon të pakësohet vrullja e pasionit të nxitur nga oksitocina dhe një lidhje e re më e thellë, romantike fillon të zëvendësojë ato ndjenja dashurie me shikim të parë. Atëherë, përgëzoje veten që ke arritur deri këtu.

couple-on-couch-talking_zwties

“Si këshilltar i një çifti, ndihem sikur këto janë disa baza të rëndësishme mbi të cilat do të dëshironi të ndërtonit marrëdhënien tuaj”, tha terapisti Jeff Guenther në një video të TikTok që ka grumbulluar 1.5 milionë pëlqime. “Nëse ju dhe partneri juaj mund t’i përgjigjeni saktë 8 nga 10 pyetjeve, ju po ia dilni mirë,” shtoi ai.

Gati për përgjigjet?

1. Çfarë e bën partnerin tuaj të qeshë dhe të qajë? Shpresojmë të bëni të parën, dhe jo të dytën.

2. Për çfarë janë të pasionuar? Nëse ju ose partneri juaj nuk mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, keni dy zgjedhje: Filloni të tregoni më shumë interes për njëri-tjetrin ose rivlerësoni marrëdhënien.

3. Si ndikoi familja në rritjen e tij? Koha për të gërmuar në të mirën dhe të keqen e së shkuarës.

4. Çfarë i zemëron ata? Merr këshilla të pakërkuara? Gjei çorape të pista në dysheme? Të dyja? Cilado qoftë përgjigja, dija është fuqi.

5. A kanë bindje shpirtërore dhe si ndikojnë në zgjedhjet e tyre të jetës? Një pjesë e të pasurit një lidhje domethënëse me një person tjetër përfshin të kuptuarit se si ata lidhen me botën.

6. Cilat janë momentet e tyre përcaktuese? Ne ju sugjerojmë t’i lini instinktit të brendshëm dhe kontekstit të përcaktojnë nëse “takimi me ju” është një përgjigje e pranueshme apo jo.

7. Cila është më e rëndësishmja për ta? Këtu dallohet se çfarë është primare për partnerin tuaj, dhe pse pikërisht ajo.

8. Si do ta përkufizonin ata suksesin? Ambicia është një vlerë e domosdoshmë për një person, a e ka partneri juaj këtë?

9. Çfarë lloj mbështetjeje kanë nevojë kur janë të stresuar apo të trishtuar? Çelësi për të qenë pranë partnerit tuaj në një ditë të keqe është të dini nëse ai dëshiron të flasë me dikë, dhe nëse dikushi jeni ju apo jo.

10. Për çfarë janë ata më krenarë? Të njoh ty, të njoh gjithçka për ty…

couples-therapy-can-uncover-other-issues

Pra, ja ku e keni – gjërat më të rëndësishme që duhet të dini për partnerin tuaj gjashtë muaj pas një lidhjeje. Thënë kështu, nëse disa nga këto pyetje ju bëjnë të kruani kokën, mos u frikësoni. “Nëse nuk i dini këto gjëra, mos u trembni,” thotë Guenther. “Vetëm pyesni njëri-tjetrin.” Me fjalë të tjera, çiftet që nuk e kanë arritur ende këtë shkallë intimiteti, nuk janë të dënuar të dështojnë, por ndoshta është një ide e mirë të përdorni informacionin e mësipërm për të nisur disa biseda, në mënyrë që të forconi lidhjen mes jush.

 

Përgatiti K.I / Burimi yahoo.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top