Marrëdhëniet mund të sjellin rritjen e ndërsjelltë të lumturisë ose mund të kenë efekte të mëdha negative pas një kohe. Nëse duhet të sakrifikoni ndonjë nga gjërat e mëposhtme për marrëdhënien, duhet të rimendoni se çfarë vlere ka partneri në jetën tuaj.
10 gjëra nga të cilat nuk duhet të hiqni dorë për një marrëdhënie:
-
Liria
Nëse partneri juaj vazhdimisht ju kontrollon, ju bën të ndiheni fajtore kur shkoni te miqtë apo familja, kjo tregon se ai nuk ka besim. Sjellja posesive pothuajse gjithmonë, tregon një pasiguri të brendshme ekstreme, shpesh nga plagë të pashëruara të fëmijërisë, të tilla si braktisja apo prindër të pakujdesshëm. Edhe pse ky person meriton dashuri dhe mirësi, duhet t’umësoni të kontrollojnë sjelljen e tyre.
-
Vetja
Kurrë mos ndryshoni për dikë tjetër; personi i duhur do t’ju dojë për atë që jeni. Gjithashtu, personi i duhur nuk do të dojë që ju të ndryshoni, sepse ata gëzojnë thelbin tuaj të vërtetë, pa pasur nevojë për të ndryshuar ndonjë gjë.
-
Lumturia
Nëse dikush nuk përmirëson jetën tuaj dhe ju shton gëzimin, atëherë për çfarë qëllimi shërben në jetën tuaj? Nëse partneri ju bën të ndiheni pesimist për veten dhe jetën, atëherë është koha të rishikoni marrëdhënien. Ju duhet dikush që sjell energji në jetën tuaj, e jo dikush si shushunjat.
-
Argëtimi
A i gëzoheni shoqërisë me partnerin tuaj; qeshni, luani, veproni si fëmijët dhe provoni gjëra të reja së bashku? Një marrëdhënie ka mosmarrëveshje, por edhe pas një kohe të gjatë së bashku, ju ende duhet të jeni në gjendje për aktivitete që sjellin jashtë fëmijën brenda jush.
-
Ëndrrat tuaja
Një partneritet ideal përbëhet nga dy njerëz me të njëjtin mision, që mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap të rrugës. Ose nga dy njerëz që kanë ëndrra të ndryshme, por inkurajojnë njëri-tjetrin.
-
Paqja e brendshme
Nëse ai ju shqetëson, ju bën nervoze dhe ju zemëron gjatë gjithë kohës, ju ngarkoheni me energji negative. Partneri duhet të ketë paqe brenda tij dhe ta pasqyrojë atë mbi ju.
-
Dëshira për të eksploruar
Jeta është për të pasur përvoja të reja, kështu që nëse partneri është i gatshëm të provoni gjëra të reja dhe t’ju mbajë prapa vetes, ndoshta do të gjeni lumturinë afatgjatë me këtë person.
-
Marrëdhënia me të tjerët
Marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe familjen nuk duhet të vuajnë vetëm për shkak se ju keni gjetur dashurinë e jetës. Partneri juaj duhet t’ju lejojë të keni miq dhe të kaloni kohë me familjen. Sigurohuni që jeta juaj të ketë kuptim edhe pa pasur partnerin rreth jush gjatë gjithë kohës.
-
Komunikimi
Një marrëdhënie përbëhet nga dy njerëz, të cilët vlerësojnë mendimin e njëri-tjetrit. Është shumë e rëndësishme që partneri të jetë jetë mbështetës për një marrdhënie të lumtur dhe të suksesshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.