Ndër fjalët e pathëna që karakterizojnë marrëdhënien në çift, ka disa gjëra që meshkujt nuk ua thonë femrave, disa sekrete të patregueshme që do të donin t’i tregonin në fund…
![]()
10 gjërat që meshkujt nuk ua thonë kurrë femrave
Ata e urrejnë disponueshmërinë e tepërt në partnerin e tyre
Përpara një gruaje që provon se është shumë e disponueshme, një mashkull zakonisht ndihet i pakëndshëm, përkundrazi ai preferon një partnere të pavarur nga të gjitha këndvështrimet.
Nuk i pëlqen të marrë rolin e “maçokut”
Ky qëndrim shpeshherë përvetësohet nga meshkujt, sepse mendojnë se vlerësohet nga femrat, të cilat kanë një prirje më të madhe për prototipin e mashkullit, që nuk shfaq asnjë lloj dobësie.
Nuk u pëlqen të flasin për shqetësimet e tyre
Ndër gjërat që burrat nuk u thonë kurrë grave janë frika e tyre personale dhe shqetësimet profesionale.
Ata shmangin pranimin se u pëlqen të kujdesen për partnerin e tyre
Duke u kujdesur për gruan e tij, një burrë ndihet i fortë dhe mbrojtës edhe nëse partneri falë pavarësisë së saj është në gjendje të menaxhojë jetën e saj në mënyrë të pavarur.
Çështje që lidhen me emocionalitetin
Meshkujt e sotëm nuk janë ende të hapur ndaj emocionalitetit, prandaj nuk janë në gjendje të dëgjojnë emocionet e tyre dhe të partneres.
Ata nuk e zbulojnë nevojën e tyre për dashuri
Mentaliteti macho ka imponuar modelin e një njeriu të ashpër që nuk duhet t’i dorëzohet lehtë: ëmbëlsisë, butësisë, dashurisë.
Ata vlerësojnë gratë që lejojnë veten të vëzhgohen
Shikimi është një nga shqisat më të stimuluara tek burrat që duan kur një grua e lë veten të shikohet, duke e lënë veten të shkojë në lojën e joshjes.
Ata nuk tolerojnë kur burra të tjerë shikojnë gruan e tyre
Vështrimet e fshehta dhe të shthurura të burrave të tjerë drejtuar gruas së tyre i bezdisin burrat dhe instinktivisht tek ata shkaktohet një prekje posesiviteti.
Ndonjëherë ata thjesht nuk e ndiejnë atë
Ndër gjërat që burrat nuk u thonë kurrë grave është një sekret i patreguar: rënia e libidos, e cila i bën ata të mos ndjejnë asnjë transport fizik për partnerin e tyre.
Edhe nëse nuk e thonë, i duan argumentet serioze
Shpesh ata mund të duken të munguar dhe të painteresuar kur merren me çështje serioze për të ardhmen e një çifti, por përkundrazi nuk janë aspak.
Përgatiti K.I / Burimi giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

