Këshilla & Arsye

October 28, 2019 | 8:21

10 gjërat që nuk dini për gjumin

Ndërkohë që fle, truri rigjenerohet, qelizat riparohen dhe fiziku bie në qetësi duke çliruar hormone të rëndësishme.

Gjumi është një mekanizëm absolutisht i nevojshëm për çdo qenie njerëzore dhe jo vetëm: të gjithë gjitarët, zogjtë dhe zvarranikët duhet të flenë shumë në mënyrë që të jetojnë. Gjumi është ende objekt studimi, ëndrrat janë ende një mister për shkencën, por shumë aspekte janë zbuluar.

1

Zbuloni përmes këtij shkrimi atë që ju ndodh kur bini në shtrat për të fjetur. Ja 10 kuriozitetet më të veçanta dhe pak të njohura rreth gjumit:

1) Orët e nevojshme të gjumit varen nga mosha: – 16 orë për të sapolindurit – 10 orë për ata nga 3 deri 18 vjeç – 8 orë për moshat nga 19 deri 55 vjeç – 6 orë për moshat mbi 55 vjeç Po ti a fle mjaftueshëm? Zbuloje përmes treguesve të mëposhtëm:

2) Sa kohë mund të jetosh pa vënë gjumë në sy? Nëse privoheni nga ushqimi mund të jetoni përreth 2 javë, më pak se 11 ditë pa gjumë vjen “gjumi i përjetshëm”.

3) Po kafshët sa gjumë bëjnë? Më gjumashët janë koalat, të cilat flenë 22 orë në ditë, ndjekur nga më të vegjlit, lakuriqtë e natës me rreth 20 orë gjumë dhe milingonat me 18 orë. Kush fle më pak të gjithë? Është gjirafa (vetëm 2 orë në ditë me seanca nga 5-10 minuta secila), kaprolli dhe elefanti aziatik (me nga tre orë në ditë). Zbulo se si flenë kafshët.

4) Kur një delfin fle, vetëm gjysma e trurit të tij është në gjumë: gjysma tjetër qëndron zgjuar, vigjilente për të rregulluar ciklet e frymëmarrjes. 5) Të ëndërrosh është e domosdoshme, ashtu si të frymosh. Njerëzit që nuk ëndërrojnë përgjithësisht shfaqin çrregullime të personalitetit.

6) 12% e njerëzve ëndërrojnë bardhezi. Në të kaluarën, ky numër ishte i lartë, por me shfaqjen e televizorëve më ngjyra, ky numër u përgjysmua në mënyrë drastike. Fuqia e TV…

7) Mund të ëndërrosh vetëm fytyrat e njerëzve të njohur, pa marrë parasysh faktin nëse ne i kujtojmë ata apo jo.

8) Brenda 5 minutave nga zgjimi, 50% e ëndrrave harrohen dhe brenda 10 minutave më shumë se 90% është fshirë nga kujtesa.

9) Një çift të martuarish në katër, fle në shtretër të ndarë. Sipas disa testeve konjitive bërë te çiftet e reja sa i takon zgjimit pas një nate në të cilën kishin ndarë shtratin, meshkujt rezultonin më pak brilantë dhe me një nivel më të lartë të stresit se sa partnerja e tyre. Femrat në fakt nuk ndiheshin të prekura nga prania e partnerit të tyre në shtrat.

10) Çrregullimet e gjumit (parasomnia) karakterizohen nga sjellje jo normale apo ngjarje fiziologjike që ndodhin gjatë gjumit. Somnambulizmi, Sexsomnia, Bruxism dhe shumë çrregullime të tjera të gjumit karakterizohen nga i njëjti emërues: çfarë ju bëni, thuhet apo ndjehet gjatë thonë ose të ndjehen gjatë një para përgjumjeje, zhduket pas zgjimit, shkrin pa lënë gjurmë. Duket se disa krime monstruoze ndodhin pikërisht gjatë kësaj gjendjeje para përgjumjeje, përfshirë vrasje, abuzimit me fëmijët dhe grabitjet.

Përgatiti:O.T / Burimi: yahoo.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top