Mirëqenie

June 24, 2016 | 8:49

10 hapa për të bërë një gjumë të qetë

Balanconi yin dhe yang

Në mjekësinë tradicionale kineze besohet se insomnia shkaktohet nga mungesa e ekuilibrit midis yang (energjia jonë agresive, pozitive) dhe yin (energjia pasive). Duke futur kunja në pikat përgjatë meridianëve të veçantë në trup, një akupunkturist mund ta rivendosë atë ekuilibër. “Trajtimi akupunkturë sjell ekuilibër dhe harmoni brenda trupit dhe mendjes”, thotë specialisti i kësaj fushe Gerad Kite i Klinikës londineze. “Ne jemi pjesë e natyrës dhe kështu duhet të përgjigjemi me lëvizje natyrore. Për shembull, kur dielli lind, ne jemi projektuar për t’u bërë më aktivë, kurse kur dielli perëndon, ne jemi projektuar për të pushuar. Çdo lloj mungese ekuilibri mund të shkaktojë pagjumësi, si çdo gjë në trup dhe mendje janë të ndërlidhura. Nga rivendosja e balancës dhe harmonisë në tërë sistemin, gjumi bëhet një efekt natyral anësor i trajtimit”.

Flisni për ekuilibrin

Studiuesit në Universitetin Laval në Kanada kanë kryer një studim te rreth 160 persona të rritur që vuanin nga pagjumësia kronike, në krahasim me efektet e një kursi të terapisë njohëse të sjelljes, me recetën e përdorimit të një pilule para gjumit. Seancat javore në terapi ishin më efektive tek ata me pagjumësi afatgjatë sesa ata që kishin marrë ilaçe, duke ndihmuar pacientët të njohin, sfidojnë dhe ndryshojnë mendimet e padobishme dhe sjelljet rreth gjumit.

Rrisni konsumin e magnezit

“Magnezi është një mineral thelbësor për trupin e njeriut dhe shpesh përmendet për efektin e tij si mineral zbutës për shkak të rolit të tij qetësues të muskujve”, thotë dietologia Fiona Kirk. “Në një kërkim të kryer në Universitetin Albert-Luduigs në Gjermani, njerëz që vuanin nga këmbë të lodhura dhe pagjumësia treguan përmirësim të dukshëm pas marrjes së një shtesë prej 300 mg magnez për 4-6 javë”. Për të marrë më shumë magnez në dietën tuaj, Kirk rekomandon konsumimin e arrave, drithërave, fasuleve, perimeve të gjelbra dhe të errëta, peshkun dhe mishin pa dhjamë.

Ndryshoni mendim

Asgjë nuk rëndon më shumë se pagjumësia shqetësuese. Dr. Gregg D Jacobs, autor i “Thuaji natën e mirë pagjumësisë”, ka shpenzuar 20 vjet kërkime në Harvard Medical School dhe beson se ne mund të flemë mirë duke zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive. “Nëse ju jeni shtrirë dhe zgjuar, në vend të të menduarit: “Oh jo, unë jam zgjuar”, provoni duke menduar: “Unë gjithmonë do bie të fle herët a vonë”, thotë ai.

Dhomë gjumi

Feng Shui Sipas rregullave të Feng Shui, krevati duhet të jetë i pozicionuar aty ku ai mund të na lejojë të shohim derën, por pa qenë përballë tij. “Është e rëndësishme të shmangim fjetjen me kokën drejt derës, – thotë Jakob Jelling, i çmendur pas dhomave Feng Shui. – Gjithashtu duhet të shmangni fjetjen nën dritare, pasi ajo mund të ketë ndikim të keq mbi ju dhe mund të shkaktojë humbjen e energjive tuaja pozitive, duke bërë që ju ta shpërndani atë”.

Rrethohuni nga ngjyra qetësuese

Dekorojeni dhomën tuaj të gjumit në ngjyrat blu, të gjelbër ose violet, të cilat njihen si ngjyrat më çlodhëse. “Pjesa më çlodhëse janë ngjyrat elektrike, blu, vjollcë dhe violet, – thotë terapisti Jules Blythe. – E gjelbra përfaqëson harmoninë dhe punon në sistemin nervor parasimpatik. Bluja është ngjyra e ftohjes dhe qetësuesja, e cila punon në sistemin e frymëmarrjes. Ngjyra violetë është një akrobate e trupit dhe e mendjes. Ajo punon në sistemin nervor qendror për të nxitur qetësinë dhe ndihmon në fjetje”.

Provoni terapinë e aromave

Psikologët në Universitetin Wesleyan në SHBA morën në pyetje 31 meshkuj dhe femra, të cilët kishin probleme me gërhitjen. Testi i tyre ishte përdorimi i një vaji lavandoja të tretur në ujë të distiluar, në katër periudha dyminutëshe vetëm para gjumit. Ciklet e tyre të gjumit u monitoruan nga skanimet e trurit dhe u zbulua se lavanda rriste ndjeshëm qetësinë në gjumë, ngadalësonte rrahjet e zemrës dhe çlodhte muskujt. “Lavanda ka veti të shkëlqyera kurative”, – thotë Lisa Helmanis, autore e “Fli mirë në mënyrë natyrale”. Në studimet e publikuara në revistën mjekësore Lancet, lavando ka treguar të jetë aq efektive sa pilulat e gjumit. Hedh disa pika të esencës së lavandës në jastëk ose shtojeni atë gjatë banjës së ngrohtë.

Bëni një shëtitje në mesditë

Kërkuesit e Qendrës së Shkencave të Frymëmarrjes dhe Çrregullimeve në Universitetin e Arizonës analizuan të dhënat e një studimi, ku u përfshinë 700 meshkuj dhe femra. Ata arritën në përfundimin se “ushtrimi i rregullt është i lidhur me një reduktim në përhapjen dhe rrezikun e simptomave të gjumit të shqetësuar. Ata zbuluan se njerëzit, të cilët ecnin një milje apo më shumë çdo ditë, kishin 33 për qind më pak çrregullime të gjumit (duke përfshirë edhe vështirësitë në frymëmarrje gjatë fjetjes), se ata që dolën më pak. Megjithatë, nëse jeni të zënë me punë, merrni një pushim dhe zgjidhni të bëni shëtitje gjatë mesditës.

Shmangni alkoolin para gjumit

Një pije me alkool para gjumit mund të duket si një ide e mirë, por konsumimi i alkoolit në mbrëmje është përçarëse. “Alkooli mund t’ju ndihmojë të flini shumë shpejt, por ai shkakton gjithashtu një zgjim të trurit, pasi është përzierje e lëndëve e cila ndodh zakonisht gjatë gjysmës së dytë të natës”, thotë Dr.Uliksi Magalang, drejtor i programit të gjumit në Ohio State University Medical Center.

Krijoni një rutinë

“Ajri i freskët, gjimnastika dhe ndjekja e një diete të shëndetshme mund të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, por është po aq e rëndësishme të mësoni gjithashtu se si duhet pushuar”, thotë Jessica Aleksandër e “Këshillit të Gjumit”. “Të gëzuar, mendimet qetësohen dhe nxisin një gjumë të këndshëm dhe pushim të mendjes suaj”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top