Dhuratat janë simbolika e festave të fundvitit. Shumëkush zgjedh të shpenzojë, por ka edhe nga ata që preferojnë punimet e personalizuara me dorë. Sugjerimi ynë ka një tjetër këndvështrim sa i takon fokusit që dhuratat kanë dhe vlerën që ato marrin kur ia japim dikujt. Nëse një i afërm i juaji lufton me depresionin apo ankthin, dhuratat, jo thjesht si materie, janë zgjedhja e duhur për ta bërë atë të lumtur.
1. Krijimi i një letre me mbishkrimin: “Jam mirë”
Bëhu krijues duke transmetuar pozitivitet. Ju mund të shkruani në një kartolinë “Unë jam mirë” ose “Kam nevojë për përqafim”. Ata do e kuptojnë se çfarë do të thotë.
2. Letra ndjeshmërie. Mjafton që ju keni menduar për të
Është e lehtë të humbisni në nxitimin e festave. Ndaj, ndaloni për një vizitë tek dikush që ka nevojë për mbështetje në situata depresioni apo ankthi. Ju mund të jeni i vetmi person që sheh gjatë ditës dhe kjo gjë mund ta mbushë me gëzim dhe të ndjehet pjesë e festave.
4. Shkruajini mesazhe
Të mendosh për këtë kategori shoqërore është një ndihmë e madhe. Depresioni dhe ankthi i çon në izolim dhe vetmi persona të prekur nga këto patologji. Çdo fjalë e mirë, i ndriçon shpirtrat e tyre dhe për një çast për ta merr vlerë.
5. Bëhu shok i mirëkuptueshëm
Bëhuni i shoqërueshëm me personat që vuajnë nga depresioni apo ankthi. Kuptoni se edhe ata kanë nevojë për ju për t’i ndihmuar që të ndjehen të sigurtë.
6. Dhuratë set produktesh kozmetike dhe jo vetëm
Dhuratat mund të jenë të ndryshme, por nëse ato vijnë në formën e produkteve kozmetike, marrin vëmendje tjetër. Kjo përmirëson gjendjen e tyre shpirtërore. Mos harroni se edhe produktet si batanije e butë, çorape, çokollatë e nxehtë, një revistë apo diçka tjetër që mund t’iu shërbejë, janë zgjidhja e duhur.
7. Një krah ku mund të mbështetesh
Koha e lirë e juaja mund të jetë një çast i përkryer për personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Ndaj, mos ngurroni të uleni me ta, t’i përqafoni e të tregoheni i kujdeshëm në fjalët dhe motivimin që lipset t’u transmetoni.
8. Ftojini në shtëpinë tuaj
Një ftesë në shtëpinë tuaj është një ndryshim i rëndësishëm për jetën e personave me të tilla patologji. Që ata të ndihen të mbrojtur dhe nën kujdesjen e duhur, prania e tyre në shtëpinë tuaj u ndryshon për mirë gjendjen e humorit.
9. Shihni një film ose organizoni një festë
Nëse shoku juaj lufton me depresionin shihni së bashku një film në shtëpi, duke ngrënë kokoshka ose bëni një festë të vogël. Në shtëpi gjendet pikërisht ambienti i sigurt për të.
10. Bëni një listë të mirë muzikore
Thënia: “Ku dështojnë fjalët, muzika flet …” është e vërtetë. Dëgjimi i disa këngëve do t’i bëjë këta persona të lumtur dhe do t’i frymëzojë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.