Këshilla & Arsye

April 3, 2017 | 9:46

10 këshilla për edukimin e fëmijëve

Jo vetëm në shkollë, metoda të edukimit përmes lojës duhet të aplikohen edhe në shtëpi për të promovuar gëzimin për të mësuarit.

1Hapësira e fëmijës dhe shtëpia

Dhoma e fëmijës tuaj duhet të jetë një hapësirë e sigurtë, ku fëmija të mund të lëvizë përreth dhe të eksplorojë lirisht. Krijoni një hapësirë miqësore për fëmijën. Ja se si ju mund ta bëni:

  • Zgjidhni një shtrat të ulët, më të arritshëm për një fëmijë
  • Vendosni një pasqyrë në mur pranë shtratit
  • Varni fotografi në mur në lartësinë e fëmijës
  • Nëse dhoma është e vogël, më mirë i vendosni një derë me rrëshqitje, kështu mund të hapet pa krijuar siklet në fazat e lojës.

E gjithë shtëpia nuk duhet të jetë pengesë. Organizimi inteligjent i hapësirës do të jetë aleati më i mirë dhe do t’ju lejojë ju dhe fëmijën tuaj të shijoni më mirë çdo aktivitet.

Organizimi dhe rregulli

Mësojini fëmijët tuaj që mund të lëvizin nga një aktivitet në tjetrin, pasi i kanë çuar në vend lodrat e lojës së mëparshme. Mësojini fëmijët tuaj që të luajnë pa cënuar hapësirën e shtëpisë. Nëse qilimi ka përfunduar në fund të dhomës gjatë lojës, ai duhet ta vendosë sërish në vendin e tij.

Ndihma në shtëpi

I bëni fëmijët pjesëmarrës në punët e shtëpisë. I lejoni të pastrojnë dyshemenë ose pluhurat në mënyrën e tyre. Mos prisni për sipërfaqe që  shkëlqejnë!

Mbani mend, ju nuk jeni një shërbëtor

Kur një fëmijë dëshiron diçka duhet të mësojë ta marrë vetë. Nëse fëmija juaj është i etur, ju mund të hidhni ujin në gotë. Fëmija duhet ta marrë vetë dhe pastaj ta vendosë në pjatalarëse. Natyrisht nëse ai është mjaftueshëm i rritur për ta bërë këtë.

Askush të mos ulërasë në mëngjes

Disa fëmijë, zgjohen dhe qajnë ose ulërasin për vëmendjen e nënës. Nëse shtrati është i ulët, fëmija mund të ngrihet pa pasur nevojën tuaj.

Pastrimi i lodrave

Pastërtia është një gjë e rëndësishme për një fëmijë. Kështu do të mësojnë parimet e higjenës më së miri edhe pa e kuptuar.

Objektiva dhe shpërblime, zero dënime

Metodat arsimore të bazuara në shpërblime dhe stimuj janë më konstruktive dhe në gjendje për të motivuar fëmijën. Përdorni një listë të objektivave dhe vëreni sjelljet pozitive, atëherë shpërbleni fëmijën për përpjekjet e tij.

Mos gënjeni fëmijën

Ndonjëherë një gënjeshtër për të mirë me një fëmijë mund të jetë e përshtatshme. Megjithatë ka gënjeshtra shumë të dëmshme që minojnë zhvillimin optimal të aftësive njohëse të fëmijës.

Lavdërimet e papërshtatshme

Lavdërimet e papërshtatshme, ashtu si gënjeshtra mund të krijojnë një fëmijë tepër të pasigurt.

Mbaje gjuhën tënde

Mos e kritikoni fëmijën tuaj për gjëra të kota, pasi mund të rrënoni aftësinë për të eksploruar mjedisin në natyrë me siguri. Fëmija i cili bën një gabim nuk e kupton se çfarë është duke bërë! Kontekstualizoni problemin dhe përfshini fëmijën për ta korrigjuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top